Marc Anthony martohet, Jennifer Lopez shqetësohet!

Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez,  Marc Anthony është martuar për herë të katërt me “Miss Universe Paraguaj” Nadia Ferreira.

54-vjeçari dhe partnerja e tij 23-vjeçare organizuan një ceremoni luksoze ku të pranishëm ishin shumë yje të showbizit. Por ajo çfarë ra në sy ishte mungesa e J.Lo dhe binjakët e tyre Emme dhe Max.

Edhe pse artistët kanë një marrëdhënie të mirë për shkak të fëmijëve të tyre, Jennifer Lopez nuk e mirëpriti lajmin e dasmës së ish-partnerit të saj. Mediat e huaja shkruajnë se artistes nuk i ka pëlqyer fakti që ish-partneri i saj i propozoi Ferreira-s pas vetëm gjashtë muajsh lidhje.

Lopez është e shqetësuar për marrëdhënien që do të ketë modelja me fëmijët e saj dhe ajo nuk është e gatshme t’i lërë ata vetëm me askënd.

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit