14.3 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Mburrën me luftëtarët

me shoqatatKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta dhe të burgosurve politikë.

Muja tha se po të mos ishte lufta e lavdishme e UÇK-së Kosova nuk do të ishte këtu ku është sot. “Vlerat e luftës kanë qenë dhe do të mbesin burimi i energjive të reja për ta zhvilluar dhe ndërtuar vendin. Ne jemi munduar që të jemi afër çdo familje që ka kontribuar për çlirimin e Kosovës, por nuk kemi bërë sa duhet, andaj mbetet detyrë e jona që të angazhohemi edhe në të ardhmen”.

Ai tregoi se këtë vit Komuna e Prizrenit, ka ndarë 82 banesa për familjarët e dëshmorëve. “Vitin e ardhshëm do të ndajmë edhe 75 banesa për familjarë të dëshmorëve dhe do të vazhdojmë edhe për kategoritë tjera të luftës”

Nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ndërkaq tha se ndijehet krenar që me bashkëluftetarët po e ndërton shtetin e Kosovës. “Unë ndihem krenar që dje ishim së bashku në luftë dhe sot jemi së bashku në ndërtimin e shtetit.

Pjesëmarrja e juaj kaq masive në këtë fushatë elektorale, në mbështetje të PDK-së dhe vizionit të saj, është dëshmi se ne e kemi të ardhmen e sigurt”, tha Veseli.

Ai tha se PDK-ja ka respekt për kategoritë e luftës. “PDK-ja si forca më e madhe politike, më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahjen tuaj, jo për ta marrë pushtetin, por për t’i realizuar idealet e luftës së shenjtë”. Sipas tij, PDK-ja është adresa dhe zëri që vazhdon rrugën drejt synimeve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Xhemë Gostivari”, një prej...

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit