10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Mbyllet ‘gjyqi i shekullit’

Mbyllet ai që është cilësuar nga mediat në mbarë botën si ‘gjyqi i shekullit’.

Bëhet fjalë për gjyqin ndaj atletit paraolimpik, Oscar Pistorius, i akuzuar se ka vrarë të dashurën e tij, modelen Reeva Steernkamp në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut.

Ai është dënuar me gjashtë vite burg, por sipas Daily Mail mund të dalë brenda tre vitesh nga burgu.

Ikona olimpike përqafoi familjen pasi u dha vendimi.

Gjykatësja Thokozile Masipa e dënoi 29-vjeçarin me 6 vite burg me të drejtë falje pasi të bëjë gjysmën e dënimit.

Edhe pse shtetit iu dha mundësia që të apelojë vendimin, ata refuzuan të bëjnë diçka të tillë.

Prindërit e modeles së ndjerë mbajtën një heshtje dinjitoze teksa dëgjuan vendimin.

Gjykatësja Masipa e kishte liruar më herët nga akuzat atletin, por një gjykatë Apeli e riktheu çështjen.

Në një seancë të mëparshme, babai i modeles, Barry Steenkamp shpërtheu në lot, duke kërkuar nga gjykata që ‘vrasësi’ i të bijës ‘të paguajë për këtë krim’.

Pistorius e vrau të dashurën në ditën e Shën Valentinit, në vitin 2013.

Ai tha se kishte dyshuar se ajo ishte një hajdut që kishte hyrë në banesë.

Ai ishte akuzuar fillimisht për vrasje të qëllimshme, por më pas akuza iu zëvendësua me vrasje, e cila parashikon një dënim prej 15 vitesh minimumi.

Megjithatë atleti shpëtoi me një dënim prej 6 vitesh, por që mund të bëjë të mundur që atleti të lirohet që në vitin 2019. /Mapo

Më Shumë

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Bashkimi e liron Armstedin

Një lëvizje e papritur ka ndodhur te KB Bashkimi. Prizrenasit kanë liruar basketbollistin amerikan me pasaportë kosovare Malcolm Armsted. Lojtari ishte transferuar te Bashkimi në dhjetor,...

Lajmet e Fundit