20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

“Më bullizonin çdo ditë”, Gjon Muharremaj flet për periudhën kur ishte në “Albania’s Got Talent”

Gjoni Muharremaj, i njohur për audiencën e gjerë si Gjon’s Tears, ishte së fundmi i ftuar në “A live night”. Ai ka folur për jetën e tij profesionale, karrierën e po ashtu edhe për atë personale.

Këngëtari me origjinë nga Suhareka ka treguar se ishte i bullizuar kur ka konkurruar te “Albania’s Got Talent”.

Foto; Screenshot/YouTube

“Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook. Mami e ka pas një Facebook edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkruan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë, kishte aq shumë njerëz që më kishin shajt, që nuk e kuptova me të vërtetë pse, se unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam shajt njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu, prandaj duhet të jesh i përgatitur”, u shpreh ai.

“Të jesh në emision në televizion sot është e komplikuar”, vazhdoi më tej artisti.

Foto: Screenshot/YouTube

Ai duhet theksuar që jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Zvicër, ku edhe ka bërë debutimin në tregun muzikor ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, Gjoni ka përfaqësuar Zvicrën në Eurovision me ç’rast u rendit në vend të tretë. /Telegrafi/

Më Shumë

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Sot mbahet Kuvendi Zgjedhor i AAK-së në Prizren

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren i nënshtrohet sot procesit të brendshëm zgjedhor. Në ambientet e Hotel "Tesara", duke filluar nga...

Lajmet e Fundit