8 C
Prizren
E shtunë, 4 Prill, 2026

Më shumë punë për liberalizimin e vizave

LutfiHaziri5-30Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje Skënder Hysenit dhe Bekim Çollakut që të punojnë nga 24 orë në ditë për liberalizimin e vizave.

Haziri në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se Hyseni dhe Çollaku e kanë për detyrë të menaxhojnë krizën e humbjes së shpresës së qytetarëve dhe ta rikthejnë në një qëllim arritjen e datës për liberalizimin e vizave.

“Kryeministri i ri i Republikës, pas vendimit për faljen e borxheve të qytetarëve për periudhën para idenpedente (vlen të theksohet se është pjesë e programit dhe vendim i qëlluar), tash duhet sjell vendimin e dytë: Skënder Hyseni e Bekim Çollaku të detyrohen tash e tutje të punojnë 7 ditë e 24 orë në Prishtinë për të menaxhuar krizën e ‘humbjes së shpresës’ së qytetarëve dhe ta rikthejnë në një qëllim që të arrihet marrja e datës për liberalizimin e vizave. Na e kanë borxh të gjithë neve, e mbi të gjitha qytetarëve të Kosovës. Këta dy ministra nuk kanë detyra tjera pos marrjes së kësaj ‘farë date’ që na çmendi që gjashtë vjet! E kemi për obligim të shpjegojmë detyrimet, obligimet, kufizimet dhe të drejtat e udhëtimit, por ama si mundësi që do ta ketë secili qytetar i Kosovës që merr udhën për Evropë…! Ama veç ministrat po sillen ashtu sepse qytetarët e kanë udhën e vjetër prapë përmes Tisës, Suboticës e me një ndalje në Beograd. Edhe pas 70-vjetësh e njëjta histori. Ka ardhur koha që të ndalet. Ju mund ta ndalni nëse këta dy ministra e kanë përnjëmend dhe punojnë me disiplinë në agjendën tuaj!”, ka shkruar Haziri.

Më Shumë

Liria në kërkim të pikëve të reja në Istog

Liria do të vazhdojë garën në Raiffeisen Liga e Parë me një transfertë të rëndësishme ndaj Istogut, në kuadër të javës së 26-të të...

Bashkimi U14 kampion i Kupës së Kosovës

Ekipi U14 i Bashkimit është shpallur kampion i Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Mitrovicë, raporton PrizrenPress. Të...

Lajmet e Fundit