Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se PDK’ja e ka shndërruar Prizrenin në qytet kaotik, pasi sipas tij, 50 minuta është kohëzgjatja që nga hyrja në Prizren deri në qytet.
“Ju përshëndes nga qyteti historik, por që në fakt PDK’ja e ka shndërruar në qytet kaotik, ku 50 minuta bën të futesh në qytet nga hyrja e Prizrenit, ndërsa nga Prishtina për 40 minuta vjen në Prizren”, tha Bajqinovci.
Për këtë, Bajqinovci mori një përgjigje nga kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili në postimin e Bajqinovcit la një koment: “Ja paske fut kot, po nejse”.
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit