9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Meraku i varrmihësit të Kukësit

REXHEP SHAHU

Sedë Cahani 67 vjeçar, varrmihësi i Kukësit që ka 37 vjet që varros njerëz, kohë më parë ka folë për gazetën LAJM dhe ka rrëfyer se në Kukës pranë varrezave publike të qytetit janë edhe varret e Kosovës, ku aktualisht prehen edhe 32 të vdekur në periudhën 13 mars – 15 qershor 1999, nga 154 që kanë qenë gjithsej.

Me datën 27 mars, që shënohet si dita e parë e hyrjes në Morinë e shqiptarëve të dëbuar prej Kosove, pasi kisha siguruar 3 fotografi të tre të varrosurve në varret e Kosovës në Kukës, shkova dhe e takova varrmihësin, për ta pyetur për tre të vdekurit që ua kasha fotografitë…

U ndje mirë për vizitën në këtë datë të 27 marsit…
Seda tregon se pothuajse janë identifikuar të gjithë të vdekurit nga Kosova që prehen në varret e Kosovës në Kukës. Por ai të tërheq pas me një ngulmim të çuditshëm drejt dy varreve.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Meraku i parë i varrmihësit të Kukësit

Për këtë carrok (foshnje), fillon e flet Seda, kam treguar se si ma kanë lanë në dorë, dhe tregon me gisht drejt varrit rrezë plepit. Ma ka lanë në dorë nana e tij. Të mbështjellë. M’pat thanë ajo grue “ ta kam ba hallall ket evlat o njeri…”. Unë nuk e shplova për me ia pa fytyrën. Nuk e shplova sepse u shtanga se si ma lanë në dorë. Ajo nanë që e solli, veç qante. Boria e një makine që e priste me do njerëz të tjerë binte e binte. Ajo ishte krejt e tronditne, e hutueme. Ishin edhe do fëmijë të tjerë me të. Boria e makinës e thërriste, do njerëz e thërrisnin me za të naltë. Po shkojshin për në Tiranë. Me pshtue kryet… Shpresa për mbijetësë e thërriste atë grue që ishtë ngushtue në loçkë shpirtit, tregon Seda.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Këtë carrok që nuk e heq kurrë prej mendje dhe vij e shoh përditë, e kam varrosë me dorën teme mu këtu, mu në skaj të plepit, për mos me e harrue kurrë, tregon ai me dorë në drejtim të vorrit rrëzë plepit. Këtë carrok e kam varrosë ngjitur me nipin tim, veç për mos me e harrue kurrë…

Nuk më lanë as emën as adresë se ishin të hutum e nuk patën hiq kohë. Edhe mua, boll i mësuem me vdekje, nuk mu çel goja për me i pyetë për emrin e carrokit, për emrat e familjes apo adresat e tyre.
Nuk e di ç’ka ashtë ba me atë grue e atë familje. Nuk e di ku janë. Hala nuk kanë ardhë me i ra pas vorrit të këtij carroki, flet mendueshëm varrmihësi, ndërsa zhvendoset shumë mendueshëm drejt një vorri tjetër jo të vogël po të madh.

Meraku i dytë i varrmihësit Sedë Cahani
Është vorri i parë që kam çelë në Kukës për shqiptarët e Kosovës, fillon e flet Seda duke tregue vorrin. Këtu kam varrosë një plakë mbi 60 vjeçe. E kam varrosë me 13 mars 1999. E kena marrë në morg të spitalit të Kukësit. Pa emën, pa asnjë të dhanë për të. Kam shkue bashkë me shoferin tonë Ahmet Bela dhe e kena marrë në morg. Si sot ia kujtoj teshat që kishte veshë. Tutat (pantallonat) bojëkafe, fundin (fustanin) bojëkafe me lule të bardha e të zeza. Fenellën (trikon) e brendëshme e kishte të thurme me dorë ngjyrë jeshile të zezë. Shallin e madh, si ato shallat që çesin zojat mbi supe, e kishte bojë kafe, vijon Sedë Cahani. Edhe këtë vorr nuk mundem me e harrue kurrë sepse është vorri i kosovarit të parë në Kukës. Por për këtë plakë nuk di askush kurrgja. Nuk ashtë pyetë kërkush dhe s’ka asnjë identitet. Nuk po di çka me thanë ma tepër…

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Duhen rregullue vorret e Kosovës

Vorret e tjera që kanë mbetë këtu, këto pak që kanë mbetë duhen rregullue.

Mbi 100 vorre i kanë shplue të afërmit e tyre brenda 3 muajve të parë pas luftës. Kanë ardhë njerëz të afërt prej Kosovë dhe i kanë identifikue shumicën dhe i kanë marrë xhenazet e i kanë çue në Kosovë.

Na kur i varrosshna të dekmit, ua shkujshna emnin në një letër. Letrën e futshna në një shishe. Në çdo vorr kena pas futë nga një shishe me një letër në të me emrin e të varrosurit. Kur vijshin kosovart për me kërkue njerzit e vet, sa shplojshna vorrin e gjenim shishen dhe bëhej identifikimi saktësisht.
Vorret që kanë mbetë këtu duhet me nëjt këtu, flet ngadalë varrmihësi Sedë Cahani.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Këto vorre janë histori. Por duhen rregullue si vorret e vendasve. Unë nuk e di se kush i rregullon. A ka fonde bashkia e Kukësit me i rregullue apo jo nuk e di. A ndoshta vetë kosovarët i rregullojnë. Nuk e di. Unë sa të jem gjallë due me i mirëmbajtë këto vorre të Kosovës. Ua kam borxh te vdekurve në atë kohë gazepi…
(2003)

Marketing

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Kapet me drogë në Morinë 33-vjeçari nga Prizreni

Policia e Shtetit ka njoftuar se në Pikën Kufitare të Morinës është arrestuar një shtetas nga Prizren, i dyshuar për tentativë të trafikimit të...

Lajmet e Fundit