Mërgimtarët mund ta shfrytëzojnë parkingun e Komunës së Suharekës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dijes se parkingu në oborrin e objektit të kësaj komune do të jetë i hapur mërgimtarët të cilët kanë ardhur për pushime në vendlindje.

Ai ka thënë se ka marrë një vendim të tillë në mënyrë që mërgimtarit të kryejnë shërbimet e tyre komunale.

“Po ashtu edhe hapësira e ‘Tregut Javor’, u lejohet për parking me përjashtim të ditës së tregut (e martë). Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre. Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj. Ne jemi në shërbimin tuaj!”, ka thënë Muharremaj.

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit