12.6 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Mësuesja nga Suhareka paralajmëron kthimin në Kosovë pas një periudhe në Gjermani

Mësuesja e shkollës “Dëshmorët e Greikocit” në Suharekë, Qëndresa Çelaj, e cila para Vitit të Ri la procesin mësimor e bashkë me dy fëmijët e saj shkoi në Gjermani, tashmë po kthehet në Kosovë. Lajmin për kthimin e saj e ka dhënë kolegu i punës, Fikret Ramaj.

“Mësuesja e shkollës sonë, Qëndresa Çelaj, e cila para Vitit të Ri la procesin mësimor e bashkë me dy fëmijët e saj shkoi në Gjermani, tashmë po kthehet në Kosovë përfundimisht. Vërtet lajm i gëzueshëm! Përsëri po kthehen nxënësit tanë për të vazhduar rrugën e dijes aty ku e lanë në gjysmë. Pra, gjatë kësaj periudhe në shkollën tonë janë kthyer 4 nxënës. Inkurajojmë që këto raste të kthimit të nxënësve t’i ndjekin edhe familjet e tjera. Nxënësve të kthyer u urojmë shëndet e mësime të mbara! Vërtet na gëzuat!”, shkruan Ramaj në Facebook.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Çdo ditë po marrim lajme se nxënësit tanë që janë larguar nga shkolla për t’ju bashkuar familjeve të tyre për jetuar në botën e jashtme po kthehen përsëri në vendlindjen e tyre. Lajme të tilla po dëgjojmë gjithandej Kosovës. Kjo na bënë që të ndihemi mirë, ngase Kosova më shumë se kurrë ka nevojë që t’i kthehen nxënësit, që dikur i kishte në gjirin e saj. Siç thotë proverbi popullor: “Guri i rëndë peshon në vend të vet!” / PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Bora fiton në Rahovec, vazhdon serinë pozitive në 2026

Bora ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Rahovecin 029 me rezultat 77:85, në një ndeshje që e kontrolloi...

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Lajmet e Fundit