5.4 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Ministri Gashi nënshkroi rregulloren për sponsorizime

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, përmes së cilës përcaktohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për sponsorizime, lëshimin e vërtetimit dhe formën e tij si dhe procedurën e raportimit vjetor për sponsorizimin e realizuar, ka njoftuar MKRS përmes një komunikate për media.

Sipas rregullores parashihet që dhënësit e sponsorizimit, të cilët mund të jenë persona juridik ose fizik, vendor apo të huaj, aktivitetin e tyre duhet ta kenë të regjistruar, licencuar dhe fiskalizuar ndërkaq përfituesit qofshin ata fizik apo juridik, të këtij sponsorizimi duhet të jenë të regjistruar nëpër organizatat, institucionet përkatëse për kulturë, rini dhe sport qoftë në nivel lokal apo qendror.

Ministri Kujtim Gashi e cilësoi këtë akt nënligjor jashtëzakonisht të rëndësishëm i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në përkrahjen më të madhe të aktiviteteve që planifikohen të organizohen në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit.

“Përmes kësaj rregulloreje qartësohet mënyra dhe procedurat e sponsorizimit për ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë. I inkurajoj bizneset dhe të interesuarit e tjerë që të sponsorizojnë në kulturë, rini dhe sport, sepse kësisoj do të rritet numri i aktiviteteve dhe do të avancohen këto fusha. Synojmë që përmes kësaj politike të re do të ngritët edhe cilësia”, tha ministri Gashi.

Më Shumë

Në Malishevë nënshkruhet memorandum për fuqizimin e grave sipërmarrëse

Në ambientet e Komunës së Malishevë është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet kryetarit të komunës, Ekrem Kastrati, dhe drejtorit të projektit zbatues, Valentin Hoxha,...

Shaqir Totaj: Nëse nuk ka marrëveshje, nuk e bëjmë kuorumin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’ia bëjë kuorumin...

Lajmet e Fundit