9.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Ministria e Shëndetësisë publikon rezultatet e konkursit për mjekë në QKMF

Ministria e Shëndetësisë më 26 nëntor 2021 hapi konkurs për punësimin e përkohshëm të stafit shëndetësor mbështetës për luftimin e pandemisë COVID-19 në qendrat kryesore të mjekësisë familjare në komuna.

Ministria e Shëndetësisë kërkonte angazhimin e 197 mjekëve të përgjithshëm, përderisa nga rezultatet e publikuara kuptohet se në këtë konkurs janë pranuar 120 mjekë të përgjithshëm në 22 komuna në vend.

Sipas rezultatit të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka më së shumti të pranuar – 20 mjekë të përgjithshëm, pastaj në Prizren janë pranuar 15 të tillë ndërsa 10 mjekë janë pranuar në QKMF në Ferizaj e Gjilan.

Në njoftimin e Ministrisë po ashtu thuhet se kandidatët e pakënaqur me rezultatin mund të bëjnë ankesë brenda afatit prej tre ditësh në komisionin për ankesa në Ministrinë e Shëndetësisë.

Duke klikuar KËTU mund të shihni rezultatet e konkursit.

Më Shumë

Dy të dyshuar kanosin zyrtarët policorë në Suharekë

Dy persona kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policorë në qytetin e Suharekës. Sipas raportit 24-orësh, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ “Me vendim të...

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Lajmet e Fundit