10.9 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Mjaft më se na keni sjell shpirtin në maje të hundës !

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Çfarë çmendurie! Më ka rastisur të dëgjoj e lexoj gati çdo ditë disa njerëz që janë të apasionuar pas liderit të tyre partiak sa konfuzioni i tyre moral, sikur na kujton atë trajtimin e mendimit apsurd, ku dita nuk mund të jetë assesi më e ngrohtë se nata, ku drita për ta assesi nuk është më e ndritshme se errësira, ku toka assesi nuk është më e thatë se deti, atëherë është mbase e qartë se njerëzit e tillë e kanë humbur aftësin për të shquar dallimin.

Qysh nga kohëra të lashta njerëzit që bënin biznes e pastaj disa edhe bëheshin “udhëheqës” që nëpërmjet parasë e mashtrimit, të atij apo këtij populli, tani të këtij apo atij shteti, kanë keqpërdorur emrin e “Udhëheqësit” për qëllime personale, kështu ata të mëparshmit, po edhe këta të sotshmit për të justifikuar të pajustifikueshmen.

Mbase besimi tek lideri partiak i takon kohës së re. Njerëzit, duke qenë inferior dhe te varur drejtëpërdrejtë nga lideri i tyre partiak, e ngritin në kult atë, duke i dhënë atributin e të paprekshmit… Të besosh në një lider nuk dëmton askënd dhe është tejet personale, por të jeshë i vetëmashtruar, e pastaj t’i mashtrosh të tjerët, është spekulim, është pandershmëri, është apsurde, është mbase edhe çmenduri! Është e kuptueshme se ka njerëz që kanë nevojë për një kult frike apo adhurimi, ka njerëz që besimin në liderin e tyre e ndjejnë si shpresë dhe forcë për të përballuar dhe realizuar qëllimet e të jetuarit.

Po ju kujtojmë këtyre servilëve të vetëmashtruar se, të luftosh pushtuesin e kombit shqiptar me penë e pushkë nuk është diktaturë, por edhe të jeshë kundër keqeverisjes së pushtetarëve të tanishëm nuk është antiatdhetarizëm, por përkundrazi është të jeshë i ditur dhe i kulturuar njëkohësisht të jeshë me ndjenja të larta atdhetare. Këtë ndjenjë të lart kulture dhe atdhetarie e tregun me vepra heronjtë e heroinat e Kombit Shqiptar nëpër shekujt e përflakur. Këtë ndjenjë të lartë atdhetarie dhe kulture e pati edhe Komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari bashkë me luftëtarët e lirisë e natyrisht as kjo nuk quhet diktaturë.

Politika e rezistencës pasive nuk është asfarë shenje e qytetrimit evropian, nëse nuk e mbron dinjitetin kombëtar, por është dukuri e vetënënshtrimit dhe fyerje kombëtare. Por as politika e “nacionalizmit si kapital politik”, nuk është asfarë shenje e atdhedashurisë, por dukuri e nënshtrimit politik. Politika e “integrimeve” e “hapsirave demokratike”, e “kompromiseve”, e “qarkullimit të lirë të njerëzve”, nuk është asfarë premise politike, por mohim i dinjitetit kombëtar.

Jemi dëshmitar se sot, në Qeverinë e Kosovës të Isa Mustafës e Hashim Thaçit, ndodhet në bashkëqeverisje një Ministër për Kthim, nga Lista Sërbska, njëfar Aleksandri i quajti “egërsira” familjaret e të zhdukurve shqiptar nga Gjakova, që gjakuan për liri… që Shteti terrorist serb i Aleksandrit bëri gjenocit mbi popullin shqiptar, para disa viteve, ku ende kullojnë gjak plagët shqiptare.

Si qytetar shqiptar i Republikës Shqiptare të Kosovës, apeloj të reflektoj Qeveria e Kosovës, sa s’është bërë vonë, ti plotësoj këto tri kërkesa jetike të popullit:
1. Ta shkarkoj sa më parë Jabllanoviqin nga kabineti qeveritar i Isa Mustafës.
2. Trepça gjigandi ynë ekonomik të bëhet ndërmarrje publike.
3. Të ndaloj me të gjitha mjetet paqësore largimin e qytetarëve shqiptar nga Kosova.

Kjo është mbase detyrë mbi detyrat e Qeverisë së Ksovës, që kërkon situata aktuale, mos përfillja e këtyre kërkesave gjithpopullore na bënë të ju themi: Mjaftë më se na keni sjellë shpirtin në maje të hundës, nuk beson më asnjë qytetar i Kosovës në këta politikan idhuj pakrena, që vazhdimisht bënë kompromise politike në dëm të shqiptarëve të Kosovës, e durimit i ka ardhur fundi… Qeveria t’i kërkoj llogari Aleksandrit, e të bëjë largimin e menjëhershëm, nga pozitat e larta në Republikën Shqiptare të Kosovës, të këtij Aleksandri dhe gjith, aleksandrave që hanë bukën e Shtetit Shqiptar të Kosovës, por qe punojnë e veprojnë për Serbinë gjenocidiste!

Prizren, 2 shkurt 2015.

Më Shumë

Ndalohen disa raste të tentimeve për shmangie doganore në Vërmicë

Gjatë kontrolleve të kryera në Pikën Kufitare Vërmicë gjatë vikendit, zyrtarët doganor kanë parandaluar disa raste të hyrjes së mallrave të padeklaruara në territorin...

Shaqir Totaj shpall fitoren në Prizren: Do ta udhëheqim qytetin edhe 4 vitet e ardhshme

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Prizren, duke e shpallur fitoren e tij në...

Lajmet e Fundit