9.6 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Mobilizohet PDK-ja, Totaj: Fitorja e PDK-së do të ndodhë me 6 tetor

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) është mobilizuar për zgjedhjet e 6 tetorit.

Shefi i Shtabit Zgjedhor Shaqir Totaj tha se në këto zgjedhje do të ndodh firorja e madhe e PDK-së.

Ai ka zhvilluar një takim me strukturat e nëndegëve.

“Fitorja e madhe e PDK-së më 6 tetor do të ndodhë falë angazhimit tuaj dhe vullnetit tëqytetarëve, të cilët tashmë janë rreshtuar me PDK-në si vizion i vetëm dhe më i qëndrueshëm përndërtimin e shtetit. Andaj, fitorja e PDK-së është drejtpërdrejtë kontribut i juaj”, tha Totaj.

Në këtë takim mobilizues në mes tjerash u fol edhe për angazhimin e strukturave të PDK-së në çdo nëndegë si dhe aktivitetin e bujshëm të strukturave të nëndegëve për mobilizimine anëtarëve për ditën e zgjedhjeve.

“Në anën tjetër kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Prizren dëshmuan gatishmërinë se PDK-ja si kurrë më parë është e organizuar dhe e përkrahur nga populli, sepse PDK- ja ka dëshmuar gatishmërinë në interes të vendit”.

“ PDK-ja është partia e veprave dhe nuk është parti e fjalëve e premtimeve të kota, siç po veprojnë partitë rivale”.
Ata theksuan se janë të angazhuar derë më derë për ta mobilizuar masën që sa më shumë të dalin në zgjedhje.

“Fitorja e PDK-së edhe pse është e sigurt ajo duhet të jetë sa më bindëse, aq më mirë për vendin”.

 

 

Më Shumë

Përleshja e armatosur në Prizren, dorëzohet në Polici i dyshuari për tentim vrasje

Zhvillime të reja kanë ndodhur nga rasti tronditës në Prizren, ku më 5 janar dy grupe u konfliktuan me armë zjarri dhe si pasojë...

Kërkohet burgim i përjetshëm për të dënuarin për krime lufte në Prizren, nesër seanca e Apelit

Nesër  do të mbahet seanca ndaj Milos Pleskovicit, i dënuar për krime lufte në Kosovë, në shtator të 1999-tës. Seanca do të mbahet me fillim...

Lajmet e Fundit