7.8 C
Prizren
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Moderatorja shqiptare që do të prezantojë “Big Brother VIP Kosova”

Së shpejti nis “Big Brother Vip Kosova”. Prezantues do të jetë Alaudin Hamiti por jo vetëm ai.

Tashmë konfirmohet se në krah të tij në bashkëprezantim do të jetë edhe aktorja e moderatorja e njohur Jonida Vokshi.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP Kosova” në Instagram ku shkruhet: “A jeni gati? Jonida Vokshi do të jetë bashkëprezantuese në skenë përkrah Alaudin Hamitit në moderimin e sezonit të parë të “Big Brother VIP Kosova” që ka premierën këtë vjeshtë në Artmotion dhe Klan Kosova”.

Ndërkohë, Jonida ka folur për “Prive” lidhur me propozimin që mori. Ajo tha se ftesën e mori nga telefoni dhe se e ka pritur këtë lajm me shumë qejf.

“Ftesën për të qenë pjesë e projektit si fillim e mora nga telefoni pasi ndodhesha në Tiranë. I hipa makinës menjëherë dhe u nisa drejt Prishtinës. E kam pritur me shumë qejf, dëshirë dhe vlerësim këtë lajm. Jam e nderuar të jem pjesë e këtij projekti kaq të madh që sigurisht do të shënjojë një pikë të rëndësishme në karrierën time. Pritet që të jetë një super spektakël që do të bëhet pjesë e çdo familjeje shqiptare deri në javën e fundit”, tha bukuroshja e ekranit.

Më Shumë

Remzi Shala: Me dy gjaqe i përgjigjem atij nëse ia kam mbyt babanë, por ai do më përgjigjet me Kanun të Lekës

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, i akuzuari për krimet lufte, Remzi Shala, ka mohuar akuzën për vrasjen e Haxhi Përteshit në qershor...

Arsyet përse puthjet në ballë janë më të veçantat

Dy partnerë mund të shkëmbejnë puthje të llojeve të ndryshme, por të gjithë biem dakord se ato në ball, janë të veçanta. Nga puthjet e...

Lajmet e Fundit