23.4 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Mon Çollaku – Partizani i Hasit

Nga Zymi i Prizrenit, në radhët e luftës dhe në përballje të përhershme me padrejtësinë

Mon Çollaku lindi më 9 shtator 1923 në fshatin Zym të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa më vonë u shpërngul në Pejë, ku i ati kishte hapur një furrë buke. Ishin vitet e pushtimit fashist dhe Peja ishte një vatër e rezistencës rinore.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Moni iu bashkua të rinjve antifashistë dhe, gjatë shpërndarjes së afisheve, u arrestua për herë të parë nga autoritetet italiane. Me ndërhyrjen e babait u lirua, por kjo nuk e ndaloi për asnjë moment nga rruga që kishte zgjedhur.

Përsëri u aktivizua dhe doli partizan. Në vitin 1942 u arrestua për herë të dytë në Pejë dhe u burgos në Tiranë. Nga burgu, së bashku me të burgosur të tjerë, arriti të arratisej përmes një tuneli të nëndheshëm dhe iu bashkua njësive partizane në Hasi e më gjerë.

Pas çlirimit, në vitin 1945 u emërua komisar në fshatin Rogovë. Atje u përball me përpjekjet e pushtetit për rikolonizimin e zonës me serbë dhe malazezë, çka hasi në rezistencën e tij të vendosur. Kjo rezistencë e vendosi nën dyshimin e autoriteteve jugosllave, të cilët e transferuan në Pejë si komandant policie, për ta mbajtur nën vëzhgim.

Në Pejë, Moni rifilloi lidhjet me patriotët vendas dhe ndihmoi figura si Llesh Markalleshi dhe Dervish Shaqa për të kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë. As në Kaçanik, ku u transferua më vonë, ai nuk i ndërroi qëndrimet ndaj strukturave armiqësore.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Në vitin 1947 u dërgua në Novi Sad për kurs oficerësh, por gjatë kësaj kohe u denoncua për qëndrimet e tij politike dhe u burgos së bashku me shokun e tij Sali Metë Shala. Deri më 1950 vuajti dënimin në burgjet jugosllave.

Pas lirimit, nuk i lejohej të punonte në sektorë shtetërorë. Hapi një furrë në Stari Tërg, Mitrovicë, së bashku me kushërinjtë e tij. Megjithatë, mbeti aktiv në prapaskenë. Në vitin 1951, me ardhjen në Mitrovicë, filloi organizimin e një grupi për sabotimin e Trepçës, për të mos lejuar shfrytëzimin e saj nga Serbia. Një informator i UDB-së, i infiltruar në grup, raportoi për aktivitetet e tij dhe në shtator 1952, Moni u arrestua në stacionin e autobusëve.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

U dënua me katër vjet burg të rëndë, të cilin e vuajti në Nish dhe në kampin famëkeq të Goli Otokut. Përndjekja nuk u ndal vetëm tek ai – u arrestuan edhe të afërm të tij vetëm për shkak të mbiemrit Çollaku.

Pas lirimit në vitin 1957, Moni u kthye në Zym. I lodhur nga vuajtjet dhe përndjekjet, ndërroi jetë në janar të vitit 1985, në moshën 62-vjeçare. U varros në Prizren.

Mon Çollaku mbetet një nga figurat më të ndritura të Hasit dhe më gjerë – një partizan i bindjeve të thella kombëtare, që nuk u nënshtrua as përballë burgjeve, as përballë shpresave të thyera. Historia e tij është dëshmi e qartë e qëndresës shqiptare në periudha të errëta.(Marrë nga libri “Në kujtesën e qytetit,” me autor Salajdin Krasniqi)

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i skuter, seguej dhe teksti që thotë "? Trotinet elektrik /Kodi MK083 SPECIAL OFFER /White / NEIU 2025 MODEL /E Black 36V/ 7.8 Ah Bateri itiumi ? 299.00 EURO 229.00 EURO Fuqia 9s Deri 35km Distance Sasia e kufizuar 4-5 Orë Mbushje shpejte Rrota BRENTONI -HOME 8.5" kanupatir Shpejtésia Aftési ngjatjeje desine15 +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 BRUN TECH"

Mund të jetë një imazh i seguej, skuter dhe teksti që thotë "4 Trotinet Trotinetelektrik elektrik Kodi KodiMK085 MK085 SPECLAL OFFER NEII 2025 MODEL Black 329.00 EURO 259.00 EURO Sasia e kufizuar Fugia 5OOW Deri 35km Distonce gjoté 3-4 Mbushjee shpejte Aftësi ngjitjeje clerine Rrota 10" BRENTONI HOME anup Shpejtësio 25 km/h +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 BRUNG TECH"

Mund të jetë një imazh i seguej, skuter dhe teksti që thotë "? Trotinet elektrik/Kodi otinetelektrik/KodiBR- BR S11 SPECIAL OFFER Sasia e kufizuar Sistem Amortizimi 369.00 EURO 299.00 .00 EURO + Faqia S0OW Deri 35km Distance giate Peshobartese 120kg 3-40rë Mbushje shpejté 15° Aftösi gjitjeje ?????? BRENTONI -HOME manapon Rrota 10" +383 (0)48 328 260 +383 (0)48 433 200 Shpejtesia 25 km/h BRUNG TECH"

Më Shumë

Varroset sot në Rahovec 21-vjeçarja që humbi jetën aksidentalisht në Gjermani

Yllka Hoti, e cila vdiq pas një aksidenti në Gjermani, do të varroset sot në fshatin Hoçë e Vogël e Rahovecit. Ceremonia mortore do të...

Vdes një grua në Restelicë të Dragashit

Një grua nga fshati Restelicë i Dragashit ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. "Më 14 korrik 2025, rreth orës 17:30, QKMF në Dragash ka...

Lajmet e Fundit