6.9 C
Prizren
E enjte, 29 Janar, 2026

Mos më trazo

Skender Berisha

Më le me dhimbjen time

ta mund në mundça
ta shkund në e shkundsha
se po më dhemb pa hile

mos më thuaj gjë prej gjëje
më therr si prej rrufeje
rri larg ore larg meje
s’më tund prej kësaj feje

më le sa më shpejt që mundesh
se mund edhe të sëmuresh
mos m’u lut për asgjë
se nuk kam o nuk kam nge

më le ore më le më shpejt
me dhimbjen time më le
se e kam me vete që kur kam le
pata e nuk pata drejt më le

Skender Berisha

Më Shumë

Jo veç Prizreni, të gjitha komunat nën ‘llupën’ e Prokurorisë për manipulim votash

Të gjitha prokuroritë në vend kanë lëshuar autorizime për grumbullimin e informatave lidhur me dyshimet për manipulim të votave. Këtë e ka bërë të ditur...

Hajnia që poshtëroi votën

Përgjegjësia për vjedhje votash nuk është vetëm e komisionerëve, por edhe e kandidatëve për deputetë që përfituan nga kjo hajni. Ata që e dinin...

Lajmet e Fundit