4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

MSH-ja “fsheh” dosjen e dhëndrit të Ramush Haradinajt

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur ta mbajë fshehur dosjen e dhëndrit të Ramush Haradinajt.

Dosja, e cila përmban dëshmitë e shkollimit dhe të punës paraprake, e që në bazë të tyre është arsyetuar përzgjedhja e 27-vjeçarit Liridon Dervishaj në pozitën e drejtorit të Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme në kuadër të Agjencisë për Financimin e Shëndetësisë (AFSH), nuk është në dispozicion për publikun, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Shëndetësisë përkatësisht Agjencia e Financimit të Shëndetësisë (AFSH) të mërkurën ka refuzuar pa arsyetim kërkesën e “Kohës Ditore” për qasje në dosjen e drejtorit të ri të Financave.

Gazeta përmes formës elektronike, siç përcaktohet në ligj, i ka drejtuar kërkesë këtij institucioni, e që ka konfirmuar se ka pranuar një kërkesë të tillë. Pas disa ditësh kanë thënë se kanë aprovuar kërkesën për qasje. Kur ekipi i gazetës ka shkuar për të marrë dokumentet, u janë ofruar dokumentet që gjendën në webfaqe..

Më Shumë

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin së paku një individi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Gjatë vazhdës së punimeve njësia përkatëse policore në koordinim me IML bazuar edhe në urdhëresën e gjykatës, gjatë gërmimeve ka hasur pjesë eshtërore me...

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit