Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është takuar me banorët e lagjes “Shtatë Shtatori”. Ai ka prezantuar programin e qeverisjes së tij, edhe për katër vitet e ardhshme. “Ky është një rrrugëtim i yni i përbashkët që qyteti ynë të ketë një prespektivë europiane”, tha Muja. Sipas tij, qytetarët e Komunës së Prizrenit, duhet të kenë prespektivë europiane. “Këtë prespektivë ua ofron vetëm programi qeverisës i PDK-së”, tha Muja.
Ai tha se rezultatet e arritura çdo qytetar i prekë çdo ditë. “Punët tona gjatë këtyre mandateve qeverisëse kanë qenë të shumta. Kemi ndërtuar rrugë me infrastrukturë përcjellëse, hapsira të gjelbërta, plane rregulluese urbane, ambullata të shumta, shkolla moderrne të paisura me kabinete dhe shumë projekte të realizuara, ku me të drejt mund të mburremi se Prizreni është qytet europian”, tha Muja.
Në këtë takim në radhët e PDK-së kanë kaluar edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren. Ish-aktivisti i VV-së, Edi Kabashi, tha se në PDK ka aderuar për shkak se ky subjekt politik ia ka mundësuar të japë kontributin e tij politik. “Partia Demokratike e Kosovës na i hapi dyert për të dhënë kontribitin tonë në interes të qytetit, ndërkaq të tjerat na penguan dhe na mbyllen dyert “, tha Kabashi.
Kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, ka mirëpritur aderrimin e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në PDK. Ai premtoi se të gjithë qytetarët do të gëzojnë të drejtat në mënyrë të barabartë.
Banorët e lagjës “Shtatë Shtatori”, premtuan se kjo lagje që përbëhet me qytatarë nga të gjitha komunitet do vazhdojë të ruajë besimin ndaj PDK-së dhe krytarit Muja, pasi të gjitha premtimet e bëra nga fushata e kaluar jo vetëm se janë mbajtuar, por edhe janë tejkaluar nga qeverisja e mirë, e cila ka qenë në shërbim të qytetarëve të komunës së Prizrenit./PrizrenPress.com/