3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Muja: Punësova qindra qytetarë, aty ku po dyshojnë se kam shkelur ligjin

KURRILLA 01Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, për herë të parë ka folur në fushatën zgjedhore për gjykimin që është duke u përballur së bashku me pesë drejtorët e tij. Ai tha se si kryetar i Komunës së Prizrenit, nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit.

“Unë nuk kam bërë shkelje siç pretendojnë rivalët politikë, sepse kam mundësuar qindra qytetarëve të gjejnë vende të punës si në kolegjin “Mehmet Akif”, ashtu edhe në Fabrikën e Çokoladës. Unë zotohem se edhe në të ardhmen do të jem pro investimeve të huja që janë në interes të qytetarëve të Prizrenit, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta zbusim papunësinë”, tha Muja.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja u taku me banorët e lagjes “Kurillë” dhe fshatit Velezhë.  Ai është shoqëruar nga nënkryetari i parë i PDK-së Kadri Veseli, Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj, kryetarët e partive turke në Prizren Leven Bush dhe Xhemil Luma.

“Bashkëpunimi me qytetarë të Prizrenit pa dallim etnie dhe feje është dëshmia më e mirë se PDK-ja është partia e së ardhmes dhe e realizimit të të gjitha projekteve që dalin nga propozimet e qytetarëve”.

Muja premtoi se qytetin e Prizrenit do të bëjë edhe më joshës.“Do të investojmë që të jetë vendi më i dashur për secilin vizitor. Do ta jetësojmë projektin për funksionimin liftit prej Lidhjes së Prizrenit e deri në kala të Prizrenit dhe ky do të jetë një nga projektet që do ta shtojë numrin e vizitorëve”.

Nënkryetari i parë i PDK-së Kadri Veseli, ndërkaq tha se Ramadan Muja ka bërë investime të drejta në Prizren. “Qytetarët duke votuar për kryetarin Muja do të votojnë për ta bërë Prizrenin kryeqytet të dijes, kryeqytet të kulturës dhe vendin më atraktiv në gjithë hapësirën shqiptare. Andaj, vota juaj me 3 nëntor pa hezitim duhet të jetë për Ramadan Mujën, sepse vetëm me Ramadan Mujën, Prizreni do ta vazhdojë rrugën evropiane”.

Kandidati i PDK-së, Ramadan Muja është takuar edhe me banorët e fshatit Velezhë. Ai iu ka premtuar banorëve të këtij fshati se në mandatin e ardhëm 4 vjeçar investimet do të jenë edhe më të mëdha se 2. 5 milion euro sa janë investuar deri më tash. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Diskutohet Plani Zhvillimor i Prizrenit

Të martën, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, u organizua një takim publik me qytetarët, gjatë të cilit u prezantua vlerësimi i...

Aulona Muhadri shpallet basketbollistja më e mirë e vitit 2024

Aulona Muhadri u nderua me çmimin 'Basketbollistja më e mirë e vitit 2024' në ceremoninë Laureatët 2024, për performancën e saj të shkëlqyer me...

Lajmet e Fundit