20.8 C
Prizren
E premte, 25 Qershor, 2021

Mungonin paratë për rrugën Prizren–Prevallë, kështu u zbulua hajnia e dymilionëshit në Thesar

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë arritur të vërejnë të parët vjedhjen e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Kjo pasi që nga ministria që drejton Arban Abrashi, kishin vërejtur që po mungonin disa miliona që ishin destinuar për disa projekte që ishin të planifikuara dhe se paratë ishin dërguar në adresë të një kompanie me të cilën s’kishin pasur ndonjë marrëveshje kontraktuale.

Labinot Gruda është një nga të dyshuarit për “avullimin” e dy milionë eurove nga buxheti i Thesarit të Republikës së Kosovës.

Në dosjen e Prokurorisë së Shtetit thuhet se Gruda për një periudhë kohore prej tetë minutash ka bërë transferimin e mbi dy milionë eurove në llogarinë e kompanisë LDA Group Shpk me bazë në Llapushnik. Sipas avokatit mbrojtës, Gruda në zyrën e tij ka qenë edhe me 12-13 persona të tjerë.

Derisa në arrati janë dy pronarët e kompanisë LDA Group K.Sh dhe V.Sh, e që sipas burimeve të Gazetës Express brenda Prokurorisë dyshohet se janë duke u fshehur në Turqi.

Por si ndodhi që të zbulohej vjedhja e dymilionëshit nga Thesari e realizuar më 9 tetor.

Sipas informacioneve të Gazetës Express, një vjedhje e tillë është zbuluar nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Zyrtarë në këtë Ministri kanë vërejtur që po u mungojnë disa milionë të cilat i kishin të destinuara për disa projekte të tjera, derisa kanë vërejtur se transferimi i dymilionëshit është bërë te një kompani me të cilën s’kishin kurrfarë marrëdhënie kontraktuale.

Siç mëson Express, paratë kanë munguar nga projekti për rikonstruimin e rrugës Prizren – Prevallë, kontrata për të cilën ishte nënshkruar më 9 shtator.

Për një gjë të tillë ka folur mbrëmë edhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

“Zyrtarët e Ministrisë e kanë vërejtur një transaksion të dyshimtë i cili nuk është përputhur me asnjë projekt dhe që iu mungojnë mjete nga projekte tjera. Posa është vërejtur këtë transaksion kemi njoftuar Thesarin dhe organet tjera të sigurisë”, ka thënë Abrashi në Rtv Dukagjini.

Aktualisht Labinot Gruda gjendet në paraburgim prej një muaji me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Dy pronarët e kompanisë që kanë pranuar paratë janë në kërkim nga shteti, derisa hetimi është zgjeruar në plot 40 persona. /GazetaExpress/

Më Shumë

“E pashë unë i pari…” – Plas sherri për femra në plazh, dy vëllezërit nga Kosova zihen me grushta me vëllezërit në Shëngjin

Konflikti mes disa djemve për femrat në plazh është përshkallëzuar duke përfunduar në dhunë fizike mes disa djemve në Lezhë. Dy vëllezër nga Kosova të...

A e dëmtojnë pjellorinë te meshkujt vaksinat Pfizer dhe Moderna? Studimi i ri jep përgjigje

Një studim i ri ka zbuluar se te burrat që morën vaksinën Pfizer ose Moderna nuk është vërejtur asnjë rënie e numrit ose cilësisë...

Gazeta franceze në vitin 1989: Reagimi i Kadaresë ndaj shkrimtarit serb mbi origjinën e shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja, Francë – 20 Qershor 2021 “Le Monde Diplomatique” ka botuar, në tetor të 1989, reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit...

Gjendet pa shenja jete një person në një motel të Prizrenit

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në një motel (emër i njohur për redaksinë) në Prizren, dje në mesdite. Sinjali merr...

Sulmohen fizikisht dy nxënës në Suharekë, ja çka ndodhi me katër të dyshuarit

Në rrugën “Luigj Gurakuqi” të Suharekës, dje rreth orës 11:00, dy nxënës kanë kërkuar ndihmë për trajtim mjekësor pranë spitalin e Prizrenit, për shkak...

Interi dëshiron transferimin e Jordi Albas

Interi thuhet se dëshiron mbrojtësin e majtë të Barcelonës, Jordi Alba dhe është i gatshëm të ofrojë lojtarë në këmbim të veteranit, ndërsa ndër...

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të miratohen sot, vendoset për dasmat dhe mbrëmjet e maturës

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e saj të radhës, raporton Gazeta Sinjali. Në mesin e 28 pikave që do të diskutohen në këtë...

Dy të lënduar në aksident komunikacioni në Prizren

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Prizren, me ç’rast lëndime të lehta kanë pësuar vozitësit e dy automjeteve të përfshira në aksident. Lajmin e...

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 3 pacientë me Covid-19

hërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se aktualisht 86 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme nga...

Arrestohet anëtari i LDK-së në Dragash

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur brenda një kafiterie në fshatin Blaç të komunës së Dragashit. Me këtë rast policia e ka arrestuar...

Marte Kuqi nga Prizreni pranohet në Shtëpinë e të Moshuarve, “Jetimat e Ballkanit”

Marte Kuqi nga komuna e Prizrenit është banorja e re e Shtëpinë e të Moshuarve, “Jetimat e Ballkanit”. Marteja e cila jetonte e vetëm tani...

Diaspora në Kosovë, për dy javë vijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë

Me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në vendin tonë. Sipas zëdhënëses së...

Osmani nga Turqia: BE duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Presidentja ka bërë të ditur...

Temperaturat sot arrijnë deri në 37 gradë Celsius

Deri në fundjavë moti në Kosovë do të mbetet shumë i nxehtë. Të dielën do të ketë rënie të  temperaturave, por nxehtë. Të shtunën...

142 vite nga lindja e Luigj Gurakuqit

Luigj Gurakuqi ka qenë njëri ndër personalitetet kryesore të Lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së Atdheut, veprimtaria e tij...

Mjekët ia prejnë fytyrën foshnjës gjatë lindjes me operacion

Një çift në Kolorado po kërkon përgjigje nga një spital në Denver pasi ata thonë se fytyra e vajzës së tyre të porsalindur është...

Lajmet e Fundit