14.5 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Nait Hasani: Nuk besoj në drejtësinë e Speciales

Aktivizimi i Speciales, pas ftesës së parë të bërë publike për Rrustem Mustafën – “Remin”, vlerësohet se do ta “trazojë” skenën politike në vend, pasi që shumë ish-udhëheqës të luftës janë ndër figurat kyçe të subjekteve kryesore politike në Kosovë. Efektet më të mëdha të Speciales pritet të shihen në tremujorin e parë të 2019-s, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndërsa njëri ndër themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, ka thënë për “Zërin” që me ftesën e ish-komandantit të UÇK-së Rrustem Mustafës – “Remit” ka filluar edhe puna e Gjykatës Speciale. Hasani është shprehur pesimist lidhur me drejtësinë që do të prodhojë kjo Gjykatë.

“Pakënaqësia ime ndaj kësaj Gjykate është që ajo nuk i trajton barabartë palët, sepse i trajton veçantë shqiptarët, kurse serbët që kanë bërë krime në Kosovë nuk i trajton fare. Sikur kjo të kishte me qenë e barabartë në trajtimin e dy palëve do të kishte qenë gjë e mirë, por kjo është një gjykatë etnike që trajton vetëm shqiptarët, duke i marrë parasysh vetëm akuzat që i ka bërë Serbia si humbëse e betejës në Kosovë. Gjykata ka hyrë në këtë lojë të Serbisë, por unë nuk besoj në drejtësinë e saj, megjithatë po shpresojmë për këtë gjë”, ka thënë ai.

Deputeti i PDK-së ka thënë që pavarësisht tentativave askush nuk mund ta zbehë luftën e drejtë të UÇK-së.

“Gjykata Speciale tashmë ka filluar procesin, thirrja e parë është bërë dhe tani po shpresojmë që kjo gjykatë do t’i trajtojë drejt të gjitha thirrjet që do t’i bëjë dhe tani duhet të besojmë në drejtësi. Mirëpo askush nuk mund ta zhbëjë punën e UÇK-së, lufta ka përfunduar me një proces të mirë dhe të drejtë dhe me çlirimin e Kosovës, gjithçka tjetër është relative”, ka thënë më tutje ai. /ZERI

Më Shumë

Prizren/ Aktakuzë për fajde dy personave të cilët u kapën në flagrancë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj E.K. dhe B.K. për fajde, pasi ishin zënë në flagrancë në mars sivjet duke marrë 10...

Pagoi 18 mijë euro kamatë për shkak të një borxhi prej 7 mijë euro, ngritet aktakuzë ndaj dy personave për fajde e kanosje

Prokuroria Themelore në Prizren të hënën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, ku i pari dyshohet për veprat penale të...

Lajmet e Fundit