Ndalohet një person për gjueti të kundërligjshme në Prizren, sekuestrohen edhe disa armë

Sot hetuesit e Stacionit Policor Prizren-Veri, pasi që më parë kanë marr informacione, kanë identifikuar një person të dyshimtë për veprën penale “Gjueti e kundërligjshme”.

Personi i njëjtë është ftuar në stacion ndërsa pas një punë të mirë hetimore është arrit të dëshmohet se i dyshuari ka kryer veprën penale “Gjueti e kundërligjshme” dhe ka në posedim dy pushkë gjuetie, një me leje të skaduar dhe një pa leje.

Pas intervistimit dhe përfundimit të proceduarve hetimore dhe në konsultim me prokurorin kujdestar kompetent, policia i kanë sekuestruar dy armë gjuetie dhe kundër të dyshuarit është filluar procedura penale për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “ Gjueti e kundërligjshme”.

Me urdhër të prokurori rasti shkon me procedurë të rregullt./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Hapet në Prizren edicioni i tretë i Panairit Tradicional të Grave Zejtare

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, në bashkëpunim me HWK Koblenz, ka organizuar për herë të tretë Panairin Tradicional të Grave Zejtare, i...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit