11.8 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Ndërron jetë Metë Shatri, ish-zyrtar i Drejtorisë së Arsimit në Prizren

Ka ndërruar jetë Metë Shatri, ish-zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Prizren dhe anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij.

Metë Shatri ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në komunitetin e Prizrenit, i cili për vite me radhë kontribuoi në zhvillimin e arsimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve. Ai do të kujtohet për virtytet e tij të larta, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj çështjeve kombëtare dhe komunitetit.

Ngushëllimet e para janë shprehur nga kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, i cili theksoi se Shatri do të mungojë familjes, miqve dhe të gjithë strukturave të LDK-së në Prizren./PriyrenPress.com/

Më Shumë

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt...

Malisheva nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së

Këshilli i Drejtorëve i Komunës së Malishevë ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, ku në fokus të diskutimeve ishte organizimi i manifestimit tradicional “Epopeja e...

Lajmet e Fundit