11.2 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Ndërtesa e SHKA “Agimi” shpallet aset i trashëgimisë kulturore

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, më 10 tetor 2017 ka nënshkruar vendimin për Listën e Trashëgimisë Kulturore në Mbrojtje të Përkohshme.

Pjesë e kësaj liste e cila është publikuar sot, me numër rendor 935 dhe numër unik në databazë 4513, me propozimin e Kryesisë së Shoqnisë është bërë edhe ndërtesa e ShKA Agimit në Prizren.

Në propozim e Kryesisë të dorëzuar në Ministri më 25 Shtator 2017 është argumentuar se ShKA Agimi (ndërtesa dhe veprimtaria) përfaqëson këto vlera të trashëgimisë kulturore: historike, shoqërore, identiteti dhe shpirtërore, ndërsa është sugjeruar mbrojtje në dy nivele (kategori), si trashëgimi arkitekturale (ndërtesa) dhe trashëgimi shpirtërore (veprimtaria).

“Me shpalljen e ndërtesës aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore do të pengohet çfarëdo tentative tjetër për të dëmtuar dhe keqpërdorur me ndërtesën e ShKA Agimit, e cila përveç që është pasuri e përbashkët, në të njëjtën kohë është edhe simbol i rezistencës shoqërore dhe politike e periudhave më të vështira të vendit tonë”, thuhet në njoftimin për media të SHKA “Agimi”.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit drejt titullit, presin Pejën 03 në finalen e katërt në Prizren

Bashkimi rikthehet në parket për ndeshjen e katërt finale të Play-Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku do të përballet me...

Nga shkollat te rrugët: Suhareka diskuton problemet e sigurisë publike

Sot në Suharekë u mbajt mbledhja e parë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2026, ku u trajtuan çështje që lidhen...

Lajmet e Fundit