37.8 C
Prizren
E premte, 19 Gusht, 2022

Ndriçohet amfiteatri antik i Durrësit

Amfiteatri i Durrësit ndricohetALBtelecom dhe Eagle Mobile ka mundësuar ndriçimin profesional të arenës dhe galerive të brendshme të Amfiteatrit të Durrësit. Me nismën e Fondacionit Shqiptar të Trashëgimisë Kulturore dhe Mjedisore, nën kujdesin e Zonjës së Parë, Odeta Nishani, ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë bërë të mundur që amfiteatri i Durrësit të presë vizitorë jo vetëm ditën por edhe mbrëmjeve, duke ndriçuar objektet historike që ndodhen në këtë amfiteatër.

Nëpërmjet këtij ndriçimi synohet promovimi i trashëgimisë kulturore në vend, nxitja e turizmit historik, sjellja në vëmendje e Amfiteatrit të Durrësit si një monument kulture i një rëndësie dhe vlere të veçantë.

Në ceremoninë e inaugurimit mori pjesë Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë, Znj.Odeta Nishani dhe përfaqësues të institucionit të Presidencës, zv. Ministri i Kulturës Zef Çuni, zv. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Osman Dinler e përfaqësues të tjerë të kësaj kompanie, Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Prefekti i Durrësit RolantXhelilaj,si dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, arkitektë, arkeologë, ekspertë të fushës së restaurimeve.

Zonja e Parë e Republikës së Shqipërisë në fjalën e saj duke falënderuar kompaninë ALBtelecom dhe Eagle Mobile për realizimine këtij projekti, tha se monumentet e kulturës janë të një rëndësie të veçantë që duhet të nxirren në pah dhe të promovohen sa më mirë, qoftë edhe duke u përdorur edhe për aktivitete kulturore të ndryshme.

Ndërsa Zv. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Osman Dinler shprehu kënaqësinë që kompania ka kontribuar sado pak në daljen në pah të këtij monumenti kulture kaq të rëndësishëm për ta bërë atë të vizitueshëm edhe gjatë mbrëmjeve.

Zv. Ministri i Kulturës Zef Çuni tha se nëse monumentet kulturore nëse nuk do të bëheshin të vizitueshëm do të ishin të destinuar të shkatërrohen, prandaj mirëmbajtja dhe investimi në drejtim të ruajtjes së tyre është një mision i vështirë dhe i domosdoshëm.

Kryetari i Bashkisë së qytetit të Durrësit z. Vangjush Dako nënvizoi tha se këto iniciativa duhen mbështetur pasi amfiteatri është aseti më i madh i Durrësit dhe një monument kulturor mjaft me rëndësi për të gjithë Shqipërinë. “Të gjithë turistët do të kenë mundësi të vizitojnë në çdo kohë tashmë amfiteatrit tonë. Në këtë mënyrë do të shtojmë më shumë vlera për vendin dhe ekonominë tonë”, ka thënë Dako, transmeton Durrëslajm.

Amfiteatri i Durrësit është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në botën antike. Gërmimet për zbulimin e tij janë kryer me faza. Deri tani është zbuluar vetëm gjysma e monumentit që përfaqësohet nga shkallarja, galeritë dhe dy menianume. Ky monument është ndërtuar me muraturë të përzier ose vetëm me tulla. Me një bosht të gjatë prej 120 m, bosht të shkurtër prej 101 m dhe bosht të arenës 61 x 42 m, për nga përmasat e arenës, në universin perandorak romak, amfiteatri i Durrësit, radhitet i treti pas Koloseut të Romës dhe amfiteatrit të Veronës në Itali. Mendohet që kapaciteti i amfiteatrit të Dyrrachiumit të ketë qenë 15. 000 spektatorë.

Më Shumë

Fshatrat e Prizrenit që s’do të kenë sot rrymë, këto janë oraret

KEDS ka njoftuar se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa zona të vendit do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Prizren Nga NS 35/10...

Arian Çani largohet nga Tv Klan

Arian Çani nuk do të jetë më pjesë e TV Klan? Kryefjala.com mëson se shprehjen e tij të famshme “Mirëmbrëma tokësore” nuk do ta...

Lajmet e Fundit