Në Prizren, ujërat atmosferikë po shkaktojnë telashe në lagjen “Dardania”. Ka kohë që banorët dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës duhet të kapërcejnë rrugën me ujë për të shkuar në shkollë. Deri më tani janë sanuar vetëm problemet sipërfaqësore, pa e eliminuar rrjedhën e ujërave, të cilat, sipas banorëve, zbresin nga mali.
Ujërat që përshkojnë rrugën në lagjen “Dardania”, përveç dëmtimit të infrastrukturës rrugore, po shkaktojnë telashe te nxënësit e shkollës “Kopetenca” dhe banorët e kësaj zone.
“Shpeshherë po kërcasin gypat e ujit. Normal po vjen ujësjellësi dhe po e kryjnë punën e vet, por prap i njëjti problem është edhe lart. Dimrit është ngricë, s’mundemi me u ngjit deri lart, duhet me i lënë pak më poshtë dhe me vazhdu lart,” tha Edrin Qylangjiu, transportues.
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Kjo gjendje mbetet problem në çdo stinë, edhe pse vitin e kaluar komuna intervenoi në sanimin e saj, ndërkohë që rruga përshkohet vazhdimisht nga nxënësit.
“Janë sanuar vetëm kockat që kanë qenë të lëvizura nga vendi, ndërsa është mbushur me zhavor. Rrjedha e ujit nuk është ndalur, dhe në momentin që ka reshje ose shkrirje të akullit, rrjedha vazhdon në gjithë asfaltin nga kthesa e poshtme”, theksoi Edona Turtulla Rada, drejtoreshë e Shkollës së Kopetencës.
Sipas zyrtarëve të Hidroregjionit Jugor, pas inspektimit në terren është konstatuar se uji që rrjedh nuk vjen nga ujësjellësi. Ndërkohë, drejtoria e shërbimeve publike pritet të intervenojë brenda javës.
“Ne kemi konstatuar se aty duhet të intervenohet menjëherë. I kemi dhënë urdhëresën operatorit dhe brenda dy ditëve do të ndalohet uji në atë rrugë. Menjëherë pas ndaljes së ujit, do të fillojmë rregullimin e kubzave ku është bërë dëmtimi në atë pjesë të rrugës”, tha Islam Ukimeri, drejtor i shërbimeve publike në Prizren.
Gjendja në këtë rrugë përkeqësohet sidomos gjatë motit të keq, kur reshjet janë të pandërprera.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
