11 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Në Rogovë të Hasit organizohet aksion për dhurimin e gjakut

Në Rogovë të Hasit është organizuar një aksion për dhurimin e gjakut në prag të Epopesë së UÇK-së. Dhuruesit e gjakut thonë se do t’u përgjigjen këtyre aksioneve sa herë që të jetë e nevojshme.

Në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe kujtimit të 30 dëshmorëve të rënë për liri, në Rogovë të Hasit është organizuar aksion për dhurimin e gjakut.

“Në datat 27, 28 dhe 29 janar ‘99 ka ndodhur një masakër këtu në fshatin tonë, dhe për hir të dëshmorëve dhe martirëve, ne çdo vit dhurojmë gjak. Kjo është më e pakta që bëjmë ne për dëshmorët dhe martirët e vendit tonë”, tha Nuhi Berisha, dhurues dhe organizator.

“Është një ditë e veçantë. Sot është vlerë, e nderon gjakun e dëshmorëve fshatin e Rogovës dhe rrethinën. Edhe juve ju falënderojmë shumë që po na përkrahni çdo herë,” tha Masar Bytyqi, dhurues.

“Shumë mirë po e ndiej veten. Jam i lumtur që iu kam përgjigjur kësaj thirrjeje, sidomos kur gjaku im shkon në një adresë. Lutem që të shkoj në vendin e duhur dhe të shëroj një pacient,” tha Haki Berisha, dhurues.

Edhe Ali Sadiku, mjek i QMF-së në Rogovë, i është bashkuar aksionit për dhurimin e gjakut.

“Siç e thatë edhe ju, unë jam mjek i kësaj Qendre, por gjithashtu jam edhe dhurues si qytetar i Republikës së Kosovës. Normalisht sot është një ditë e veçantë, sepse dhurimi i gjakut është i mirë edhe për shëndetin, por gjithashtu na kujton edhe sakrificat e mëdha të dëshmorëve të Rogovës dhe rrethinës, të cilët dhanë jetën për liri”, tha Sadiku.

Ky aksion është përkrahur nga aktivistë dhe të rinj të Rogovës, si dhe nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve në Gjakovë./rtk/

Marketing

 

Më Shumë

Prizreni udhëton në Obiliq për përballjen me KEK-un

Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e radhës të kampionatit kundër KEK-ut në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Takimi do të luhet nesër me fillim...

360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara ndalohen në Vërmicë

Zyrtarët doganorë në pikëkalimin kufitar të Vërmicës kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar gjatë kontrolleve rutinore, ku është zbuluar mall i padeklaruar. Sipas...

Lajmet e Fundit