12.4 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Nesër në Suharekë, Nuhi Veselaj promovon vështrim historiko-gjuhësor në 90-vjetorin e lindjes

Nën organizimin e shtëpisë botuese “Era” nga Prishtina, nesër në Suharekë (19.08.2023), promovohet monografia historiko-gjuhësore “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës (Shkas vepra e M. Z. Milojeviqit dhe epranët e pasuesit e tij)”, me autor, prof. dr. Nuhi Veselaj.

Ky studim është rezultat i një pune të gjatë hulumtuese e autorit Veselaj në fushën e dokumentimit shkencor të regjistrave administrativë të vendbanimeve në gjithë territorin Kosovës.

Për vlerat e librit pritet të flasin autorë eminentë të shkencave  albanologjike.

Prof. dr. Nuhi Veselaj është studiues dhe shkrimtar, njëri prej albanologëve nga më të palodhshmit që ka sot shkenca shqiptare, veteran i arsimit dhe njëri prej pionierëve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës.

Ai ka një krijimtari shumë të gjerë shkencore dhe letrare. Ka botuar më se 20 tituj studimesh nga fusha e gjuhësisë, si dhe më se 15 tituj nga fusha e krijimtarisë letrare (kryesisht letërsi për fëmijë).

Promovimi i monografia historiko-gjuhësore “Injorimi dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe, si kriter i së vërtetës”, përkon me 90-vjetorin e lindjes dhe me 75-vjetorin e krijimtarisë letrare e shkencore të autorit Veselaj./RTK-Radio

Më Shumë

Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë

Çmimet e naftës të premten në Kosovë kanë shënuar rënie për dy cent për litër krahasuar me një ditë më herët. Nga 1.91 euro për...

Përmbyllet konsultimi publik për Draft-Strategjinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun 2026–2030 në Dragash

Ka përfunduar faza e konsultimit publik elektronik dhe me shkrim për Draft-Strategjinë për Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun 2026–2030 në Komunën e Dragashit, ndërsa...

Lajmet e Fundit