“Qëllimi që arrihet me këtë është se shkarkohet trafiku urban nëpër qytet dhe autobusët me shpejt do të dalin tek lagjja “Dardania” dhe do të vazhdojnë me lëviz për Prishtinë . Autobusët urban të cilët lëvizin nëpër qytet , natyrisht që do të lëvizin dhe do të tentojmë që ata të kenë një frekuencë më të shpejtë të lëvizjes , në mënyrë që të mund t’i transportojnë udhëtarët deri në stacion të autobusëve”, tha për RTK, Shaqir Totaj kryetar i komunës së Prizrenit.

Me këtë vendim pajtohen edhe disa nga qytetarët. “Duhet mu hek , se po bëhen kallaballëk , sidomos qeta muajt e pushimeve që janë. Dikujna i konvenon se , përpara në stacion kanë hyp deri na Bazhdarhan, e qetash në çdo shpi e presin autobusin mu nal”, tha Bedri Sezallari banor i Prizrenit.

Përfaqësuesit e opozitës thonë  se, ky vendim është marrë pa asnjë diskutim publik dhe si kuvendarë nuk është i njohur më një projekt të tillë . Sipas tij , ky vendim do të rëndojë në gjepin e qytetarit …

“Neve e dimë që kemi shumë lagje që nuk përshkruhen nga autobusët urbanë dhe kanë përdor linjat e autobusëve ndërurban , tani sigurisht që do të ju kushtojë hallegjinjëve sepse shumë qytetar të komunës së Prizrenit nevojitet të paguajnë autobusë apo taksi shtesë për të shkuar në vendet e punës”, tha Karanfil Haxhillari nga Vetvendosje

Shoqata e Transportuesve e Kosovës, dega në Prizren, është pajtuar me këtë vendim, ndonëse kryetari Sami Gavazaj thotë se i dëmton ata financiarisht.

“Kemi kosto financiare, çdo firmë nër 150 apo 200 euro mujore ka më tepër kilometrazh, nga 5 apo 6 kilometra në ditë ka më tepër, bëni hesap, në 30 ditë i bën 150 kilometra që bëjnë 60 litra naftë e këto bëjnë 100 – 150 apo 130 varet, sa kanë më shumë nisje , por këta pi lejmë me një anë, për hir të komunës, veç të bëhet mirë, pasi po thonë se sipas tyre ne e kemi bërë pengesën më të madhe nëpër qytet”, tha Sami Gavazaj kryetar i Shoqatës  ë Transportuesve.

Ndërkohë, Inspektorati i qarkullimit rrugor, bashkë me policinë, do t`i ndihmojnë pjesëmarrësit në komunikacion deri në stabilizimin e gjendjes..

“Po kemi inspektor dhe inspektorët do të jenë gjatë tërë kohës me policinë e Kosovës, në inspektimin e të gjitha linjave që mbarëvajtja të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme  dhe udhëtarët të kenë më të lehtë  lëvizjen e lirë”, tha Islam Ukimeri drejtor i Inspektoratit.

Nga stacioni i autobusëve do të dalin për t`u kyçur në transitin e ri rreth 120 autobusë, e kjo në fillim paraqet problem, thotë kryetari i Shoqatës së Transportuesve, dega në Prizren, Sami Gavazaj.