7.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Ngrihen çmimet e prodhimeve bujqësore

Në publikim e ASK-së, i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë, në TM1 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 2,8%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 7,3%. Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 5,3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

“Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë”, thuhet në raport.

Image

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lirohet Gjesti

Reperi Besart Kelmendi, Gjesti, është liruar nga paraburgimi. Lajmin e ka bërë të ditur për Nacionalen avokati i tij Artan Qerkini. Gjesti ishte ndaluar për tri...

Lajmet e Fundit