Nisin punët për restaurimin e shtëpisë së familjes Kirajtani në Zonën Historike të Prizreni

Shtëpive që përmbajnë karakteristika unike dhe vlera të larta të trashëgimisë kulturore në vend , të cilat kanë qenë thuajse të ‘harruara’ për shkak të dëmtimeve, po u kthehet shkëlqimi.

Kjo falë punës që po bënë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës e cila po punon vazhdimisht për ruajtjen, mbrojtjen dhe restaurimin e tyre.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e për lëndët filozofi, sociologji dhe psikologji

Kështu së fundmi MKRS-ja përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se në kanë nisur punët për restaurimin e shtëpisë së familjes Kirajtani që gjendet në Zonën Historike të Prizrenit. Kjo shtëpi e ndërtuar në fillim të shekullit XIX, përmban vlera të larta të trashëgimisë kulturore.

Më tej MKRS njoftoi se menaxhimi e funksionalizimi i saj është hapi i tyre i radhës.

Edhe drejtori i Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka njoftuar për nisjen e punimeve.

“Edhe një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturore në vendin tonë. Ka nisur restaurimi i shtëpisë së familjes Kirajtani në Qendrën Historike të Prizrenit. Projekti po financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka hartuar dhe po mbikqyr me përkushtim këtë projekt.
Vlen të theksohet se pronarët e shtëpisë, me përkushtim të jashtëzakonshëm, kanë ruajtur dhe mbrojtur këtë ndërtesë me vlera arkitekturore të larta për vite me radhë. Për këtë angazhim të tyre, ata pa dyshim meritojnë vlerësim dhe mirënjohje për kontributin në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Prizrenit”, shkruan Hoxha në Facebook.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit