0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Nisma në Prizren kritikon Komunën për shpalljen e konkursit për shërbime të veçanta

Dega e Nismës Socialdemokrate në Prizren është shprehur e shqetësuar me veprimet e koalicionit qeverisës komunal për shpalljen e konkursit për 35 vende pune me kontratë për shërbime të veçanta.

Kjo parti opozitare të enjten ka theksuar se subjektet e koalicionit lokal po përpiqen që t’i rehatojnë aktivistët e tyre, që i kanë mashtruar gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

“Nisma Socialdemokrate – Dega në Prizren, shpreh shqetësimet publikisht për keqpërdorimin e parasë publike nga koalicioni Haskuka-LVV-LDK-Hipokritët, të cilët përballë pakënaqësive nga militantët e tyre partiakë kanë hapur 35 vende pune me kontratë për shërbime të veçanta, për të neutralizuar të pakënaqurit, të cilët i kanë mashtruar gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit”, thuhet në komunikatën e NS-së, shkruan sot Koha Ditore.

Ky subjekt politik ka theksuar se pezullimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë nga Gjykata Kushtetuese “po shfrytëzohet shpejt e shpejt për interesa meskine politike derisa, në anën tjetër, po me atë ligj kanë hapur një “konkurs” për mësimdhënës, fati i të cilit nuk dihet dhe po del se kanë mashtruar qindra e mijëra të rinj të cilët kanë aplikuar për punësim”.

Komuna e Prizrenit, më 4 dhjetor 2019, duke u bazuar në dispozitat e caktuara të Ligjit për Shërbimin Civil dhe të Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ka shpallur konkursin për shërbime të veçanta për 6 muaj për 35 vende pune./Koha Ditore/

Më Shumë

Shoqërohet në polici një 75-vjeçar në Prizren, dyshohet se grisi fletëvotimin pasi s’iu lejua ta asistojë bashkëshorten në vendvotim

Një 75-vjeçar është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se grisi fletëvotimin e bashkëshortes në shenjë revolte pasi nuk iu lejua ta asistojë atë...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit