‘Një mama nuk del kështu’/ Pas fotos me rrobabanjo Eliona Pitarka nuk ia përton përgjigjen ndjekëses

Eliona Pitarka po shijon pushimet dhe fotot në rrjete sociale nuk kanë munguar. Vetëm së fundmi aktorja ka pozuar me rrobabanjo duke marrë vëmendjen e të gjithëve me format trupore.

Mirëpo, përpos komenteve pozitive, ndjekësit nuk i kanë kursyer as kritikat. “Më fal po nuk del një mama kështu më fal”, i ka shkruar një ndjekëse.

Ndërkohë Eliona nuk ia ka vonuar përgjigjen duke iu përgjigjur se ajo është një super mami që mund t’i bëjë të gjitha.

“Hahahahaha përse jo? Unë jam një super mama, jam një femer në karrierë , jam një femër qe e dua veten, unë mund ti bëj të gjitha! Nëse nuk ndihem unë e plotësuar dhe e lumtur me veten time, si mund të jem një mama e qetë dhe e mirë ? Duajeni veten mama, mos u ndrydhni e të mendoni që gjjthçka duhet të bëni është të mbylleni në shtëpi e të rrisni fëmijët”, ka shkruar aktorja.

Image

 

 

 

 

Më Shumë

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Lajmet e Fundit