8.8 C
Prizren
E hënë, 16 Maj, 2022

Një muaj paraburgim për personin që ushtroi dhunë ndaj gruas në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit K.P., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Paraburgimi do të llogaritet nga koha e arrestimit të të dyshuarit dhe në bazë të vendimit, do të zgjasë deri më 16 shkurt të këtij viti.

Në njoftimin e lëshuar nga Gjykata, bëhet e ditur se rasti ka të bëjë me të pandehurin që si pasojë e problemeve psikike që e kanë afektuar, me dashje në vazhdimësi ka kryer dhunë apo keqtrajtim fizik me qëllim të cenimit të dinjitetit.

Më tej njoftohet se më datë 16 janar, kur e dëmtuara është kthyer nga puna, “me të hyrë brenda në shtëpi, i pandehuri në prezencën e fëmijëve të tyre, e sulmon të dëmtuarën duke e goditur me shuplaka në fytyrë”.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh rrethanat dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale, respektivisht i pandehuri ka kryer veprën panele në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron integritetin dhe jetën e njerëzve brenda një marrëdhënieje familjare, gjithashtu duke pasur parasysh ambientin në të cilin është kryer vepra penale, pra në shtëpinë e përbashkët të të pandehurit dhe të dëmtuarës, ekziston rreziku se me lënien e të pandehurit në liri apo që ndaj tij të mos caktohet paraburgimi, i njëjti mund të përsërisë veprën e njëjtë penale, mund ta përfundoj veprën e kanosur penale, por mund të kryej edhe ndonjë vepër penale të natyrës më të rëndë me pasoja më të mëdha për të dëmtuarën dhe për familjen”, thuhet më tej në kumtesën e lëshuar nga Gjykata.

Më Shumë

Kuvendi sot do të mbajë seancë, do të diskutohet për vitin e parë të Qeverisë Kurti

Kuvendi i Kosovës sot do të ketë seancën e radhës, në të cilin do të mbahet debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës...

Mot i nxehtë gjatë kësaj jave në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të ngrohtë dhe me pak vranësira të...

Kurti nis sot takimet në shtetin e Iowas në SHBA

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar edhe nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po realizojnë një vizitë dyditëshe në shtetin e Iowas në SHBA. Të premten...

20 autobusë nga Prizreni për ndeshjen e barazhit!

Pasi që ka arritur të sigurojë ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, për të kërkuar biletën për në Superligë, Liria pritet të ketë përkrahje...

Raketat, prodhim britanik me të cilat ukrainasit godasin forcat ruse – pasi u përshtaten për t’u ‘hedhur’ nga automjetet e vogla

Ukraina ka shfaqur raketat britanike Brimstone që përdoren në mbrojtjen e vendit kundër forcave pushtuese ruse të Vladimir Putin. Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, arma...

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus në Poloni

Protestuesit në Poloni hodhën ngjyrë të kuqe ndaj ambasadorit rus, Sergei Andreyev, teksa ai tentoi të vendoste lule në një memorial në Varshavë kushtuar...

Edhe sot nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 27 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas IHMK-së, Riga...

Fero i bie pishman për tatuazhet: Pasi lexova hadithet vendosa të mos bëj më

Në kuadër të shumë reperëve që kanë qenë të ftuar në emisionin “Barber Shok”, i radhës ka qenë reperit Feronit Shabani, i njohu si...

Golden Eagle Ylli mposht Prishtinën edhe në ndeshjen e tretë dhe kalon pa problem në finale

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 56:75 (11:18, 17:17, 11:25, 17:15), duke kaluar në finale të Play-offit, pasi në...

“Sekret” dështimi i Shqipërisë për kualifikim në finalen e “Eurovizion”

Shqipëria këtë vit me këngëtaren Ronela Hajati dhe këngën e saj “Sekret”, dështoi të kualifikohet në natën finalen e “Eurosongut”. Ajo këndoi e para në...

14 gra nga komuna e Prizrenit përfitojnë grante nga “Socio- Projekti 2”

Është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus, WEntrepreneur, me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund –...

Horoskopi për ditën e diel/ Ja cilat shenja do kenë një ditë romantike

Dashi Bukuria e ditës mund të mos jetë e dukshme kur të zgjoheni këtë mëngjes, por me kalimin e orëve do të filloni të kuptoni...

Rusia humbi 73 tanke në rajonin e Donbasit

Ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar të paktën 73 tanke ruse dhe pajisje të tjera gjatë një beteje mbi një lumë në rajonin e...

S’ishte parë tri ditë nga fqinjët dhe banesa po i kundërmonte erë, gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në Prizren pasi fqinjët e tij kanë raportuar se ai nuk është parë për tre...

Youssoufa Moukoko kërkohet nga Real Madrid

Një nga talentet më premtues të Borussia Dortmund-it, Youssoufa Moukoko, po kërkon të largohet nga klubi verdhezi. Sipas raportimeve të gjermanes “Bild”, Real Madrid-i po...

Dështon miratimi i Projektligjit për pagën minimale

  Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë Projektligjin për pagën minimale. Arsye për këtë ka qenë mungesa e kuorumit të nevojshëm të deputetëve. Gjatë votimit...

Lajmet e Fundit