Nuk anulohet konkursi për doktoraturë

RektoriatiSenati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” nuk e ka miratuar rekomandimin e Departamentit të Inspeksionit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), për anulimin e konkursit të vitit të kaluar për studime të doktoratës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” Ardian Gola, këshilltar i ushtruesit të detyrës së rektorit të UP-së, Anton Berishaj. Ai ka thënë se Senatorët në mbledhjen e mbajtur të enjten kanë vlerësuar se ky rekomandim është shumë i vonuar.

“Senati i universitetit ka vendosur që të refuzojë miratimin e këtij rekomandimi për një mori arsyesh. Së pari, duke filluar nga fakti që ky rekomandim është tepër i vonuar përhiq më pak se tetë muaj. Së dyti, universiteti ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me studentët. Së treti, anulimi i konkursit do të kishte implikime financiare, pasi studentët i kanë kryer obligimet financiare dhe kanë përfunduar ligjëratat. Këto kanë qenë arsyet e Senatit që të refuzohet ky rekomandim”, ka thënë Gola, duke shtuar se Senati është në favor të vazhdimit të zhvillimit të procesit të doktoratës.

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit