18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Oda” e Prizrenit përmbyll suksesshëm vitin 2023

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit ka përmbyllur vitin 2023 me shumë aktivitete.

Kryetari i saj, Afrim Tejeci tha se për t’i arritur objektivat e përcaktuara shpeshherë është punuar edhe ditëve të vikendit.

“Ka qenë një vit i ngarkuar me aktivitete dhe shumë suksese”, tregon ai.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Sipas tij, “Oda”, gjithmonë ishte e gatshme në çdo kohë për t’i përkrahur të bizneset.

“Kemi organizuar trajnime, konferenca, seminare, panaire etj”.

“Kemi mbajtur mbi 38 trajnime të anëtarëve tanë, si brenda dhe jashtë vendit”.

“Sipas marrëveshjeve me donatorë kemi vazhduar me vizita studimore, brenda dhe jashtë shtetit”.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Tejeci tregon se gjatë këtij viti, janë realizuar shumë vizita të punës në shkollat profesionale.

“Oda’ përmes anëtarëve të saj ishte pjesë e shumë komisioneve, si nivel lokale, po ashtu qendrore”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kryetari Tejeci preton se “Oda” e Prizrenit do të vazhdojë me projekte edhe në vitin 2024.

“Dua të ju njoftoj se sukseset e ODA-së nuk do të ndalen”, shprehet ai.

Sipas tij, tashmë është formuar Këshilli Nismëtar për themelimin e Odës së Zejtarëve të Kosovës.

“Oda’ e Zejtarëve të Kosovës do të jetë faktor i rëndësishëm për zhvillimin e jetës ekonomike-politike dhe sociale”.

“Themelimi i saj do të mundësojë ringjalljen dhe vazhdimin e traditës se zejtarisë”, shprehet ai./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Moti sot me temperatura në rënie, priten reshje shiu

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen të sjellin riga shiu dhe...

Sot është ditëlindja e legjendës së futbollit Fadil Vokrri

23 korriku i vitit 1960-të shënon një datë të rëndësishme për futbollin kosovar dhe jo vetëm. Në këtë ditë në Podujevë, lindi Fadil Vokrri, njeriu...

Lajmet e Fundit