Ofertë e parefuzueshme për Tonalin, shtangen Interi dhe Juventusi

Një tjetër klub është përfshirë në garën për të siguruar shërbimet e Sandro Tonalit. Ylli i Brescias është një talent i madh në mesfushë. Karakteri dhe grinta nuk i mungojnë, vizionin dhe teknikën e ka me bollëk dhe të gjithë e quajnë si Andrea Pirlo i ri.

Interi dhe Juventusi e ndjekin prej kohësh, teksa zikaltrit janë një hap përpara “Zonjës së Vjetër”. Gjithsesi, në “pole position” ka dalë Barcelona. Corriere della Sera raporton se klubi katalanas ka gati një ofertë prej 60 milion eurosh për “Dallëndyshet”.

Vështirë që presidenti Cellino do të refuzojë ofertën spanjolle, aq më tepër në këto kohë krize. Gjithsesi, Interi nuk heq dorë lehtësisht nga 19-vjeçari. Vetë Tonali ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e skuadrës së Contes, por mund të përfundojë duke luajtur me Leo Messin.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Lajmet e Fundit