14.7 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Opozita e bashkuar në Malishevë: Bac nuk u kry!

(E plotësuar) Liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, kanë deklaruar në Malishevë se manifestimet që po mbahen kundër Asociacionit për komunat serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi janë për të kundërshtuar Serbinë në Kosovë dhe ata të cilët duan ta sjellin atë këtu.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve që janë mbledhur në sheshin “Adem Jashari” në këtë qytezë, kryetari i Nismës tha se janë këtu për të njoftuar qytetarët me rrezikun që kanoset vendi me këto dy marrëveshje.

“Ne nuk po bëjmë kërkesa partiake por kërkesa për të ndalë Serbinë që të kthehet në Kosovë. Tash është koha t’i thuhet jo kësaj se më pas do të jetë vonë”, tha Limaj.

Ndërsa kryetari i VV-së, Visar Ymeri tha se janë mbledhur në këtë shesh për të treguar se “Baci Adem nuk u kry, nuk u kry se po donë që Serbinë ta kthejnë në Kosovë.

“Të gjithë qytetarët i thonë Jo këtyre marrëveshjeve por Thaçi dhe Mustafa po i thonë Po, pasi që ata thonë se kështu po thotë Vuçiqi”, tha Ymeri.

Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se Kosova e do lirinë për të gjithë edhe për pakicat, por jo për që Serbia të kthehet në Kosovë.

Ai tha se ka kaluar koha kur janë dhënë tokat e Kosovës për Ballkanin.

“Kosova nuk do t’i jap askujt toka dhe këto dy marrëveshje nuk kalojnë”, tha Haradinaj në Malishevë. /lajmi.net

Nis manifestimi i opozitës në Malishevë

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës( AAK) dhe Nisma për Kosovën ka nisur manifestimin në qytetin e Malishevës  për të kundërshtuar dy marrëveshjet, Asociacioni i komunave serbe dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Në këtë manifestim po marrin pjesë tre liderët e opozitës, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Opozita ka mbajtur edhe një ditë më parë manifestim në Pejë në kundërshtim të këtyre dy marrëveshjeve.

Malisheve-maifestimi i opozites

Më Shumë

Kabashi premton fokus në mirëqenie sociale – me projekte konkrete për familjet në nevojë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi,tregon se nëse merr besimin e qytetarëve bashkë me partinë,...

Gentrit Halili rinovon me Ballkanin deri në vitin 2028

FC Ballkani ka njoftuar se mbrojtësi 23-vjeçar Gentrit Halili ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2028, raporton PrizrenPress. Halili është pjesë...

Lajmet e Fundit