9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

PDK-ja kritikon qeverisjen në Prizren për mungesën e bibliotekës

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë së mërkurës në Prizren ka kritikuar qeverisjen aktuale pasi që ka dështuar projekti i bibliotekës në këtë komunë.

Ata në një konferencë për medie kanë thënë se qeverisja e VV-së është duke i lënë anaash projektet që kanë ndikim kolateral në të ardhmen e vendit.

Komunikata e plotë:

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, është shumë e preukopuar dhe e shqetësuar për mungesën e bibliotekës në Prizren, një qytet Universitar pa bibliotekë, është fakt i papranueshëm. Ky projekt i filluar në kohën e qeverisjes së PDK-së, nuk është realizuar, është anashkaluar dhe nuk është vënë në prioritete asnjëherë, përveç se gjatë fushatës elektorale nga Vetëvendosja.

Ne, përfaqësuesit e Forumit Rinor të Partisë Demokratike të Kosovës, jemi duke ngritur zërin sot, për të mos u ndalur çdo ditë, deri kur ky objekt, pra biblioteka e qytetit të Prizrenit, do të jetë i përfunduar dhe i gatshëm për shfrytëzim nga të gjithë të rinjët e qytetit, studentët e Universitetit të Prizrenit dhe qytetarët që e duan leximin.

Prizreni është qytet i kulturës dhe qytet Universitar, mungesa e bibliotekës në qytetin tonë, është turp për imazhin e qytetit, fatkeqësi për rininë dhe e dhimbshme për dashamirët e librit dhe leximit.

Ne, si Forum Rinor i PDK-së, do të jemi zë i pashterrshëm i nevojave të rinisë së qytetit. Biblioteka është nevojë esenciale, të cilën kërkojmë të realizohet sa më shpejtë, duke qenë se është projekt i cili ka filluar 5 vite më parë. Rinia e Prizrenit nuk është e asnjë partie politike.

Biblioteka nuk është kauzë dhe projekt i luftrave politike. Është projekt që i duhet rinisë, ku rinia e shkolluar është pjesa më e rëndësishme për një shoqëri të emancipuar dhe të zhvilluar.

Qeverisja e Lëvizjes Vetvendosje, është duke lënë anash projekte të cilat kanë ndikim kolateral në të ardhmen e vendit tonë. Keqmenaxhimi i projekteve të rëndësishme, ose thënë më mirë, mos menaxhimi i tyre, po na e ul kualitetin e jetës sonë studentore dhe jetës sonë në përgjithësi, si qytetarë të Prizrenit dhe si e ardhmja e këtij qyteti.

Projekti i bibliotekës ka filluar në vitin 2016 nga qeverisja lokale e PDK-së, është premtuar se do të përfundohet nga VV-ja gjatë fushatës elektorale, ndërsa sot pas 4 vitesh ne akoma nuk kemi ku të lexojmë dhe të mësojmë.

Ne, Rinia Demokratike e Kosovës, zotohemi se do të punojmë fuqishëm që ky projekt të përfundoi dhe të realizohet sa më shpejtë, do të jemi zëri i të rinjëve që kanë kërkesë esenciale për nevojat e tyre studentore dhe për lexim rekreativ, përfundimin e projektit të bibliotekës së qytetit.

Këtë projekt në mos deri në fund të mandatit të qeverisjes së VV-së që gjithsesi e dimë se nuk do mbaroi, në mandatin e ardhshëm pas zgjedhjeve të tetorit, do ta shtyejmë përpara me PDK-në në pushtet, ata që dhe e kanë nisur këtë projekt të rëndësishëm për ne, për qytetarët dhe për imazhin e përgjithshëm të qytetit tonë.

Mos pyesni pse rinia nuk lexon, por pyesni pse qeverisja lokale e VV-së në Prizren, nuk po i’a mundëson e nuk po i’a krijon kushtet e leximit dhe mësimit rinisë së qytetit tonë!

Më Shumë

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët në Asamblenë Parlamentare kanë votuar në favor të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Nga 171 deputetë që morën pjesë në votim, 131...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit