14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Mirusha dhe Golluboci, dy fshatra të harruara nga pushteti në ikje i Kilajt

Mirushe 1Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga kandidatët për Kuvend Komunal vizituan fshatin Mirushë dhe Gulluboc. Në takim me qytetaret e këtyre dy fshatrave ata shpalosën alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje! për Komunën e Malishevës.

Krasniqi tha se fshati Mirushë nga pushteti në ikje është parë vetëm si hapësirë biznesi për matrapazllëqet me pronat rreth liqenit, e jo si fshat që meriton zhvillim e mirëqenie. “Në alternativen tonë lokale, Mirusha shihet si mundësi e madhe për komunën e Malishevës, pasi që pozita gjeografike e saj, lumi dhe liqeni, por edhe tokat që ka, e bëjnë një fshat me perspektivë. Me planin tonë për bujqësi dhe turizëm rural, Mirusha do të ketë mundësi të mëdha për zhvillim e punësim. Ne kemi planifikuar që liqeni të shndërrohet në zonë turistike dhe të lidhet me shtigje edhe me ujëvarën e Mirushes”, tha Krasniqi.

Ai premtoi ndërtimin e trotuareve dhe ndriçimit në zona të fshatit.“Do të ndërtojmë trotuare dhe ndriçim në zona të fshatit, dhe do të mbështesim familjet në nevojë, që varfëria të mos shkaktojë pasoja për familjet dhe për fëmijët e tyre”.

Në takim me qytetaret e Gollubocit, Alban Krasniqi tha se ky fshat është harruar nga pushteti në ikje. “Asnjë projekt nuk ka ardhur për ju edhe pse nevojat janë shumë urgjente, si në shkollë ashtu edhe në kanalizim”.

Qytetarët e Gollubocit u ankuan se janë harruar dhe se sot në këtë fshat ka familje që jetojnë në varfëri të skajshme. Ata thanë se veteranë e invalidë të UÇK-së sot jetojnë pa asnjë mbështetje dhe injorohen e nënçmohen si mos më keq.

Krasniqi tha se si veteran i UÇK-së ndihet i turpëruar me bashkëluftëtaret dhe me fëmijët e tyre që jetojnë në vila milionëshe, të cilat i kanë ndërtuar duke vjedhur paratë e qytetarëve, kurse e shokët tjerë të luftës gjithandej Kosovës jetojnë të varfër dhe pa mbështetje. “Është koha që t’i ndëshkoni këta persona që po keqpërdorin gjithçka”, u shpreh Krasniqi, duke shtuar se “3 nëntori dhe ndryshimi që do ta bëjmë së bashku do t’ia kthejë dinjitetin dhe mirëqenien çdo qytetari në Malishevë, dhe gjithashtu do t’ia kthejë dinjitetin edhe veteranit të luftës dhe invalidit, që sot kushtëzohet e shantazhohet nga pushteti në ikje./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Lajmet e Fundit