10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pensionohet Gareth Bale

Ish ylli i Tottenhamit dhe Real Madridit, Gareth Bale ka lajmëruar pensionimin e tij nga futbolli profesionist si me klubin ashtu edhe me Kombëtaren. Bale ishte kapiten i Wales gjatë Botërorit të Katarit

Gareth Bale ka lajmëruar pensionimin e tij nga futbolli profesionist si me klubin ashtu edhe më Kombëtaren.

Në moshën 33 vjeçare, ish ylli i Tottenhamit dhe Real Madridit – i cili kohëve të fundit luante për skuadrën LAFC në Amerikë ka bërë publike një deklaratë.

“Pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe të menduar, lajmëroj pensionimin e menjëhershëm nga karriera e futbollit me klube dhe me Kombëtare. Ndihem jashtëzakonisht me fat që ia kam dal që t’i realizojë ëndrrën për të luajtur sportin që e dua”, ka shkruar fillimisht në letrën e tij Bale.

“Në të vërtetë, ai mi ka dhënë momentet më të mira të jetës sime”.

Pasi doli nga akademia e Southamptonit, Bale pati një karrierë të çmuar në të cilën ai fitoi katër Liga të Kampionëve, dy La Liga dhe të Botëror të Klubeve, si dhe ishte kapiten i Walesit që arriti të kualifikohet në Botëror, gjë që nuk e kishte arritur që nga viti 1958.

“Preka kulmin për 17 sezon, gjë që vështirë të përsëritet, pavarësisht kapitullit tjetër që është rezervuar për mua. Që nga prekja e parë e topit në Southampton deri të prekja e fundit me LAFC dhe gjithçka në mes të kësaj, bëri që të kemi një karrierë për të cilën unë jam krenar dhe mirënjohës. Duke luajtur për vendin tim 111 herë është po ashtu një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë 33 vjeçari në deklaratën e tij.

Më Shumë

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Antonella Bassani, kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e politikave...

Lajmet e Fundit