13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Për 1 vit më shumë se 250 punonjës policorë të hetuar nga IPK

Janë gjithsej 257 punonjës të Policisë së Kosovës që përgjatë vitit 2022 kanë qenë të hetuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Kështu është thënë në raportin vjetor të IPK-së, ku është folur edhe për punën që këta të fundit kanë bërë në drejtim të parandalimit dhe luftimit të krimit dhe keqmenaxhimit policor.

Në krahasim me 2021-ën dhe 2020-ën, këtë vit numri i punonjësve policor të hetuar nga IPK është më i larti.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Sipas të dhënave të këtij raporti, gjatë vitit që lamë pas janë ngritur 77 kallëzime penale ndaj të dyshuarve për vepra kriminale dhe janë arrestuar 108 punonjës dhe qytetarë nën dyshimin për përfshirje në krim.

Përderisa, IPK në 2022-ën ka rekomanduar suspendimin e gjithsej 164 punonjësve të Policisë së vendit.

IPK sipas detyrave dhe përgjegjësive që ka, gjatë vitit të kaluar ka administruar gjithsej 1 mijë e 697 ankesa, prej të cilave 34 për qind u orientuan për hetim penal në Departamentin e Hetimit, ndërsa pjesa e mbetur prej 66% u tha se është orientuar për hetim disiplinor.

Sipas llogaritjeve që ka bërë Inspektorati, nga numri total i ankesave i bie që brenda ditës në IPK janë pranuar 4.6 ankesa, brenda javës 33 ndërsa brenda muajit 141 ankesa.

Statistikat e paraqitura në raport tregojnë se 1 mijë e 351 ankesa janë paraqitur në IPK nga gjinia mashkullore, 211 nga ajo femërore ndërsa janë 135 raste ku gjinia e ankuesit nuk dihet.

Numri i ankesave që u bënë për punonjësit policor në krahasim me vitin paraprak, pra 2021, në 2022-ën ka rënë.

Të dhënat tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar, dy vite më parë, më 2021-ën janë pranuar 316 ankesa më shumë.

IPK ka treguar edhe përkatësinë etnike të ankueseve, ku 1 mijë e 481 janë shqiptar, 71 serb, 8 boshnjak, 2 të huaj. Ndërsa në 135 raste gjinia është e panjohur.

Ky raport i IPK-së sot është prezantuar edhe para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes nga kryeshefi ekzekutiv, Kushtrim Hodaj.

IPK është mekanizëm i pavarur mbikëqyrës, i pavarur nga Policia e Kosovës dhe funksionon sipas modelit të vendeve perëndimore që aplikojnë standarde të larta ndërkombëtare të kontrollit policor dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Si mekanizëm është themeluar në  korrik të vitit 2006 dhe funksionon bazuar në Ligjin për Inspektoratin Policor të Kosovës./kallxo.com

Më Shumë

Rrëfehet Messi: Nuk isha përgatitur për t’u larguar nga Barcelona

Lionel Messi ka pranuar se iu desh të “rindërtonte jetën e tij” pas largimit tronditës nga Barcelona në vitin 2021. Gjithashtu ka nënvizuar vështirësitë e...

Totaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”, të këtij qyteti. Kjo shoqëri mban gjallë që 73 vjet...

Lajmet e Fundit