Për bibliotekën e shkollës “12 Maji” në Ratkoc 150 libra dhuratë

Në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë “12 Maji” në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, u mbajt orë letrare për shënimin e 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Flakën e Janarit në nderim të rënies së vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës.

Organizimin e orës letrare e kanë nderuar me pjesëmarrjen e tyre shkrimtari i njohur Prend Buzhala, aktori Ismet Krasniqi-Lala piktori Idriz Berisha dhe shkrimtari Gjon Gjergjaj, që të gjithë nga klubi letrar “Vorea Ujko” nga Komuna e Klinës.

Përfaqësuesit nga klubi letrar “Vorea Ujko” nga Klina dhe drejtori i Shtëpisë së kulturës në Prizren i dhuruan bibliotekës së shkollës mbi 150 tituj librash me poezi e prozë dhe u lexuan poezi nga më të bukurat.

Avni Morina, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, me këtë rast i ka falënderuar të gjithë të pranishmit me theks të veçantë përfaqësuesit e klubit letrar për dhuratën e çmuar që u bënë nxënësve të kësaj shkolle.

Nxënësit e SH.M.L“12 Maji”, para të pranishmëve kanë recituar vargje poetike dhe kanë shpalosur punimet e tyre.

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit