6.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Për gjysmë viti, 71 gazetarë të vrarë

Organizata e shoqërisë civile “Fushata e Emblemës së Shtypit” (PEC), me qendër në Gjenevë ka bërë të ditur se vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë vrarë 71 gazetarë në 24 vende të ndryshme të botës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportit të PEC për 2014, në krahasim me gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar ka një rritje me 7% në vdekjet e gazetarëve, ku Lindja e Mesme kryeson duke shënuar 24 gazetarë të vrarë si rezultat pas sulmeve terroriste.

Në raport thuhet se Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore janë rajonet më vdekjeprurëse. Në gjysmën e parë të vitit janë vrarë 23 gazetarë, prej tyre 8 në Libi, 6 në Jemen, 6 në Irak 6, 2 në Siri dhe 1 në Gaza.

Pas tyre, sipas raportit radhitet Amerika Latine dhe Meksika me nga 4, Honduras, Guatemala dhe Brazili me nga 3, Kolumbia 2, Paraguai dhe Republika Dominikane me nga 1 gazetarë të vrarë me një total 17 gazetarë.

Ndërsa rajoni i 3-të më i rrezikshëm për gazetarët në 6 muajt e parë të viti u vlerësua Evropa, ku këtë vit deri tani në Francë pas sulmit ndaj “Charlie Hebdo” u vranë 8 gazetarë, në konfliktet e vazhdueshme në Ukrainë 4 dhe në Poloni 1 me një total prej 13 gazetarësh të vrarë.

Ndërsa në Kontinentin Afrikan janë vrarë 9 gazetarë, në Sudanin Jugor 6, Somali, Kenia dhe në Republikën Demokratike të Kongos nga 1 gazetarë.

Në kontinentin e Azisë gjithsej janë vrarë 9 gazetarë, ku në Filipine 3 gazetarë, Indi dhe Pakistan me nga 2 dhe në Afganistan dhe në Indonezi nga 1 gazetarë.

PEC vitin e kaluar kishte njoftuar se në të gjithë botën ishin vrarë 138 gazetarë në 32 shtete dhe 16 prej tyre gjatë sulmeve izraelite ndaj Gazës.

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Lajmet e Fundit