10.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Përballje interesante në Ligën Unike

Në mesjavë zhvillohet java e 13-të në Ligën Unike. Takimi i parë është ndërmjet Kamza Basket dhe Rahovecit.

Skuadra e Kamzës ka dy fitore dhe dhjetë humbje, ndërsa Vreshtarët kanë pesë fitore e shtatë humbje dhe janë në formë shumë të mirë, duke kërkuar të renditen sa më lart për garat e rregullta. Kampioni Golden Eagle Ylli do të ndeshet me Tirana Neptun.

Ylli është në formë të jashtëzakonshme në Ligën Unike me 11 fitore dhe një humbje, ndërsa tiranasit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje. Të enjten Peja do të ndeshet me Vllazninë. Pejanët kanë nëntë fitore dhe tri humbje, kurse shkodranët kanë dy fitore e dhjetë humbje.

Ndeshja e fundit dhe më e barabarta e kësaj xhiroje në Ligën Unike zhvillohet ndërmjet Teutës dhe Prizrenit 16. Durrsakët kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa prizrenasit kanë shtatë fitore e pesë humbje, andaj shihet si një përballje rivalizuese ndërmjet skuadrave që synojnë të renditen sa më lart për garat e rregullta, ndërsa zhvillohen 14 xhiro.

LIGA UNIKE E MESHKUJVE – Java 13

Të mërkurën takohen:
17:00 Kamza Basket – Rahoveci
19:00 Golden Eagle Ylli – Tirana Neptun

Të enjten takohen:
17:00 Peja – Vllaznia
19:00 Teuta – Prizreni 16

Më Shumë

Drini i Bardhë prezanton afrimin e ri, Feldis Mustafi Pelje

Klubi i futbollit Drini i Bardhë ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Feldis Mustafi Pelje, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri garues,...

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

Lajmet e Fundit