17.4 C
Prizren
E martë, 10 Qershor, 2025

Përfundon protesta, katër të arrestuar

protesta pars hpis se RMProtesta kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, ka përfunduar me katër persona të arrestuar.

Protestuesit nuk kanë arritur të hyjnë brenda rrethojave të “Shtëpisë së Bardhë”.

Ata kanë kërkuar që të lirohen menjëherë të protestuesit e arrestuar.

Hazir Berisha, zyrtar i kësaj policie për rajonin e Prizrenit, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se marshi protestues i qytetarëve të Prizrenit dhe protesta e tyre para Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ka kaluar e qetë, pavarësisht se 4 persona janë arrestuar nga pjesëtarët e policisë.

“Janë shoqëruar në objektet e stacionit policor katër persona. Ata do të dërgohen me procedurë të përshpejtuar në Gjykatën për kundërvajtje. Pritet vendimi i gjykatës, ndërsa protesta, kryesisht, ka kaluar pa incidente të mëdha”, ka theksuar Berisha.

Sipas tij, arrestimi i 4 personave është bërë për shkak të, siç ka thënën ai, “sjelljeve huligane” gjatë protestës.

Javë më parë, Muja është shpallur fajtor nga gjykata për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me dy vjet burgim me kusht, si dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve gjatë tri vjetëve të ardhshme.

Muja, ditën e martë, ka pezulluar detyrën e kryetarit deri në vendimin e gjykatës ndaj ankesës së tij kundër dënimit që iu bë.

Pezullimi i detyrës së kryetarit nga Muja, është cilësuar si e jashtëligjshme nga qytetarët që protestuan, meqë, siç thuhet, në ligjet e Kosovës pezullimi i detyrës së kryetarit nuk njihet si kategori ligjore.

Arrestohen katër protestues

Katër protestues janë arrestuar, pasi që Policia e Kosovë ka bllokuar derën e “Shtëpisë së Bardhë”.

Ndërkaq, numri i protestuesve ka filluar të zvogëlohet

 

Protestuesit kërkojnë të hyjnë brenda rrethojave të “Shtëpisë së Bardhë”

Protestuesit kërkojnë që të hyjnë brenda oborrit të Shtëpisë së Bardhë”.

Ata i  kanë kërkuar Policisë së Kosovës, që të mos i  pengojë në hyrjen e oborrit te objektit.

Pas kësaj kërkese, numri i policisë është shtuar para “Shtëpisë së Bardhë”

 

 

Protestuesit ulën para “Shtëpisë së Bardhë”

Marshi i protestuesve është ndalur para “Shtëpisë së Bardhë”. Atyre i është drejtuar me fjalim përfaqësuesi “Për Prizrenin”, Kastriot Jahaj dhe Lirim Krasniqi.

Jahaj dhe Krasniqi kanë kërkuar nga kryetari Ramadan Muja, që të jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Prizrenit.
Protestuesit aktualisht janë ulur para “Shtëpisë së Bardhë”

Fillon protesta kundër Mujës, marshi niset në drejtim të “Shtëpisë së Bardhë”

Ashtu siç ishte paralajmëruar në Prizren ka filluar protesta kundër Ramadan Mujës.

Protesta ka filluar në ora 12:00 në sheshin “Shatërvan”, ndërkohë që marshi është nisur në drejtim të “Shtëpisë së Bardhë”.

 

Protestë gjithëpopullore për dorëheqjen e Mujës 

Një protestë gjithëpopullore do të organizohet sot për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës. Protesta mbahet në sheshin “Shatërva”, në ora 12:00.

Protesta organizohet nga shoqëria aktive “Për Prizrenin”, ndërkohë që do të përkrahet edhe nga katër subjekte politike të opozitës.

Ramadan Muja ka pezulluar dje postin e kryetarit të Prizrenit, deri në një vendim të Gjykatës së Apelit. Ndërkaq, ky vendim i Mujës, është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare.

Ata kanë kërkuar nga Muja, që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Prizrenit dhe betejën me drejtësi të vazhdojë i vetëm pa qytetarët.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është dënuar 2 vjet burg me kusht nga Gjykata Themelore e Prizrenit, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pavarësisht këtij dënimi, ai nuk ka pranuar të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Suharekë: Sulmon fizikisht bashkëshorten dhe mban armë pa leje në shtëpi

Një burrë është arrestuar në Suharekë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë kontrollit në shtëpi, i janë...

Kosova pret sonte Komoret në “Fadil Vokrri”

Pas një paraqitjeje mbresëlënëse ndaj Armenisë, Kosova rikthehet sot në fushë për testin e dytë miqësor të muajit qershor. Kundërshtari i radhës është përfaqësuesja e...

Lajmet e Fundit