10.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Përurohet aneksi i shkollës në Billushë

Në fshatin Billushë sot u bë përurimi i aneksit të ri shkollor dhe të renovimit të objektit ekzistues të shkollës “Dëshmorët e Vërrinit”.

Në këtë përurim të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi si dhe stafi dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Ky aneks ka një sipërfaqe prej rreth 1900 metra katrorësh dhe përmban 4 klasa mësimi, 2 laboratore, sallën e arsimtarëve, nyjet sanitare për nxënësit dhe hapësirat e ndryshme shkollore.

Së shpejti, Komuna e Prizrenit, përkatësisht DKA-ja do të realizojë edhe inventrazimin e klasave, laboratorëve dhe hapësirave tjera të kësaj shkolle, me ç’rast për nxënësit e kësaj shkolle do të ofrohet një ambient bashkëkohor dhe cilësor të mësimit.

Më Shumë

Lajmet e Fundit