22.8 C
Prizren
E diel, 23 Qershor, 2024

Përurohet Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit është bërë përurimi i repartit të Shërbimit të Kardiologjisë Intervente, projekt ky i Qeverisë së Kosovës dhe i mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut. I pranishëm në inaugurimin e këtij shërbimi ishte edhe kryeministri Albin Kurti, I cili u shpreh I lumtur për përmbylljen e këtij projekti.

 

“Në vitin 2023 kemi pasur performancë rekorde. Në shërbimin tonë të kardiologjisë kemi pasur mbi 4100 procedura të kryera, duke përfshirë këtu 2500 vendosje stentash. Ndërsa katër vite më parë ishin 3300 procedura dhe mbi 170 vendosje stentash. Zgjerimi i këtij shërbimi që po e bëjmë sot është i domosdoshëm jo vetëm për shkak të rritjes së numrit të rasteve, por meqenëse suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes”, tha Kurti.

Tutje kreu i ekzekutivit theksoi se shërbimi i ri do të mbulojë të gjithë rajonin e Prizrenit.

“Shërbimi i ri do të ndihmojë të shpëtojë jetë dhe ta ulë listën e pritjes. Fillimisht shërbimi do të trajtojë pacientët nga lista e pritjes nga rajoni i Prizrenit, ndërsa rastet akute do të trajtohen menjëherë. Shërbimi do të fillojë sot në bashkëpunim me kardiologët e QKUK-së”, shtoi Kurti.

Ai tutje ka falënderuar qeverinë e Luksemburgut që ka alokuar 2 milionë euro për funksionalizimin e Shërbimit të Kardiologjisë Intervente.

Sipas Kurtit, ky investim përfshinë të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore, inventarin dhe trajnimet profesionale për stafin brenda dhe jashtë Kosovës. Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se adaptimi i hapësirës është investim nga Ministria e Shëndetësisë përkatësisht nga SHKSUK-ja, e që kap vlerën mbi 1 milionë euro. Po ashtu, SHKSUK-ja ka siguruar të gjitha materialet shpenzuese dhe medikamentet e nevojshme, si dhe do të ofrojë mbështetje profesionale rregullisht.

“Ajo që presim është reduktimi i kohës së pritjes për pacientet në rajonin e Prizrenit, e koha e pritjes në këto raste është jetike për pacientët. Po ashtu presim që qytetarët të kenë qasje në shërbime me cilësi të lartë dhe me kosto minimale dhe shërbimi ta ulë shkallën e vdekshmërisë në rajonin e Prizrenit”, përfundoi kreu i Qeverisë.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit të këtij shërbimi ishte edhe ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, i cili u shpreh i lumtur me progresin e bërë në infrastrukturën e shërbimeve mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Ai tha se shteti i tij ka mbështetur sektorin shëndetësor të Kosovës tash e dy dekada, derisa rezultatet sipas tij janë të mëdha./ rtklive.com

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame për Kurban Bajramin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, bashkë me kryesuesen e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyqi, nënkryetarin Kujtim Gashi, drejtorët e asamblistës dhe bashkëpunëtorët e kabinetit, vizituan...

I dyshuari që shpërndante drogë në Prizren, vetaksidentohet duke ikur nga policia

Një burrë teksa ishte duke ikur nga policia nën dyshimin për shpërndarje të substancave narkotike, është vetaksidentuar në Prizren. I dyshuari ka pësuar lëndime trupore,...

Lajmet e Fundit