26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Petro Marko “shkel” tokën kosovare

Petro MarkuMbase të gjithë e kanë lexuar, ose të paktën kanë dëgjuar për librin me titull “Hasta la Vista”. Lufta civile në Spanjë, të rinjtë shqiptarë që u shkuan në ndihmë dhe dashuria e Anitës spanjolle dhe Gorit shqiptar, ka bërë këtë vepër ndër më të pëlqyerat në letërsinë shqipe. Njëqind vjet kanë kaluar që nga lindja a autorit të saj, Petro Markos, njërit nga shkrimtarët që pësuan keq nga sistemi diktatorial.

Në nderim të këtij përvjetori në Prishtinë është hapur ekspozita, ku janë ekspozuar librat e shkrimtarit të ndjerë. Ekspozita “100 vjet Petro Marko” është hapur në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në ditën kur ka filluar punimet e konferenca “Bibliotekat Kombëtare – Kujtesa Kombëtare – Koleksionet Kombëtare”, ku po marrin pjesë përfaqësues të dy bibliotekave kombëtare, bibliotekës së Prishtinës dhe bibliotekës së Tiranës.

Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Aurel Plasari, ka thënë se kjo konferencë duhet të shërbejë si shembull dhe si model i ruajtjes dhe trajtesës kombëtare në bibliotekat tona.

“Tema që ne kemi zgjedhur për këtë konferencë, përkon me njëqind vjetorin e lindjes së shkrimtarit dhe njeriut të shquar të kulturës e të politikës shqiptare Petro Marko, shkrimtar të cilit iu censuruan romanet, iu ndalua një sërë realizimesh e krijimesh”, ka thënë Plasari, duke shtuar se ekspozita tregon edhe trajtimin që i është bërë këtij veprimtari në periudhën e komunizmit.

“Në rastin e Markos kemi të bëjmë me shkrimtarin më të cunguar të shekullit njëzet, të cilit iu censurua romani i parë “Hasta La Vista”, dhe shumë vepra të tjera. Petro Markos nuk iu botuan asnjëherë veprat në Shqipëri, ndërkohë që ju në Kosovë i keni botuar. Në shkrimet e tij, ai ka shkruar se nuk i është lejuar të vijë asnjëherë në Kosovë dhe tashmë ka ardhur këtu me veprat e tij”, ka thënë ai.

Të pranishmit thanë se kjo konferencë do të hapë udhë në problemet që tërheqin vëmendjen e njohësve të fushës së bibliotekonomisë, duke krijuar mundësi për hartimin e një strategjie të politikave të përbashkëta, për ruajtjen dhe zhvillimin e koleksioneve që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës kombëtare.

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Ramize Bajraktari, ka vlerësuar se kjo konferencë është një reflektim i përbashkët, që është themeluar për të hartuar strategji kombëtare me plane të përbashkëta për zhvillimin e bibliotekave.

“Në këtë konferencë udhëheqës e specialistë të bibliotekave tona, kanë dhënë kontributin e tyre përmes referimeve, kumtimeve e diskutimeve, që është rezultat i një pune serioze dhe i një përkushtimi, për arsye të ruajtjes së trashëgimisë kulturore të dokumentuar”, ka thënë Bajraktari.

Ajo ka shtuar se bibliotekat e dy shteteve do të jenë institucione kryesore shtetërore, që do t’ju prijnë proceseve të digjitalizimit dhe afirmimin e vlerave tona kombëtare, për të ndërtuar një urë ndërlidhëse ndërmjet së shkuarës, të tashmes dhe së ardhmes së frymës kombëtare.

Në ditën e djeshme të konferencës i pranishëm ishte edhe zëvendësministri i kulturës, Ajdin Abazi. Ndërkaq, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka vlerësuar fillimin e kësaj konference si shumë të nevojshme për ne si komb: “Misioni që kanë marrë përsipër bibliotekat tona është një mision fisnik dhe nevojë imediate e kohës që jetojmë”, u shpreh me këtë rast Lauka.

Konferenca është themeluar në shtator të vitit 2006. Përfundimet e kësaj konference në vite janë botuar vëllime të veçanta në të cilat janë përmbledhur faktet e konferencës. Punimet e saj vazhdojnë edhe sot./Zeri/

Më Shumë

Albion Kurtaj zyrtarizohet te Liria

Skuadra prizrenase, Liria ka konfirmuar afrimin e futbollistit Albion Kurtaj, i cili do t’i bashkohet repartit ofensiv për sezonin e ri, raporton PrizrenPress. “Sulmuesi anësor...

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Lajmet e Fundit