12.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shtator, 2024

‘Pew’: Myslimanët shqiptarë dhe boshnjakë, më të moderuarit

Xhamia ne muzgeDallimet edhe më të mëdha janë te çështjet si poligamia, vrasjet e nderit, mbytja me gurë për tradhti bashkëshortore etj.

Instituti amerikan për hulumtimin e opinionit publik “Pew” prej vitesh realizon sondazhe reprezentative në vendet me kulturë myslimane. Dhe këto sondazhe tregojnë se sa shumë dallime ka në mesin e këtyre vendeve. Kështu, pyetjes se a ka të drejtë femra të vendosë vetë për bartjen ose mosbartjen e shamisë, 87 për qind e meshkujve myslimanë të Kosovës dhe të Tunizisë i kanë dhënë përgjigje pozitive.

Por myslimanët nga Egjipti Irani dhe Afganistani mendojnë ndryshe. Atje vetëm 38 deri në 40 për qind të meshkujve ua njohin femrave të drejtën për të vendosur vetë.

Dallimet edhe më të mëdha janë te çështjet si poligamia, vrasjet e nderit, mbytja me gurë për tradhti bashkëshortore etj.

85 për qind e myslimanëve boshnjakë dhe 76 për qind të atyre tunizianë e konsiderojnë poligaminë të pamoralshme. Por në Jordani, të tillë e konsiderojnë vetëm 5 për qind ndërsa në Egjipt 6 për qind.

“Vrasjet e nderit” i hedhin poshtë pa përjashtim 83 për qind të myslimanëve të Kazakistanit dhe të Indonezisë, por vetëm 24 për qind të atyre të Afganistanit, transmeton albinfo.ch.

60 për qind e meshkujve myslimanë të Egjiptit janë shprehur në favor të mbytjes me gurë si dënim për tradhti bashkëshortore. Ndërkohë që te myslimanët turq kjo përqindje është vetëm 3 për qind.

Dallimet në botën myslimane janë mjaft të mëdha edhe sa i përket dënimit për myslimanët që braktisin fenë e tyre. 63 për qind e egjiptianëve dhe e pakistanezëve e arsyetojnë dënimin me vdekje për një veprim të tillë, shkruan diepresse.at.

Në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe në Kazakistan janë vetëm 1 për qind ata që mendojnë se ky dënim është i arsyeshëm.

Më Shumë

Policia shqipton 2372 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2 mijë e 372 tiketa trafiku. Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 21 aksidente...

Tri javë nga zhdukja, asnjë gjurmë për profesorin Gani Rudaj nga Prizreni

Tri javë nga zhdukja, profesori Gani Rudaj nga Prizreni ende mbetet i pa gjurmë. Herën e fundit, ai është parë në QKUK në Prishtinë. Familja...

Lajmet e Fundit